E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuniteti i zonës së Bushatit është njohur këtë të enjte me projektin më ambicioz energjitik për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla Ashta 1 dhe Ashta 2, e para në digën ekzistuese në Spathar dhe e dyta pranë fshatit Ashtë.
Hidrocentrali i Ashtės, projektuesit austriakė takojnė vendorėt


Projekti koncensionar i miratuar nga qeveria shqiptare i është besuar gjigandit austriak të enegjisë “Verbund Internacional” i cili mbulon 40 përqind të nevojave energjitike të Austrisë, ndërsa renditet si e pesta kompani më e madhe në Evropë për prodhimin e energjisë hidrike.
Por, përtej kësaj, çdo komunitet ka të drejtë të informohet për çka ndodh përreth vetes edhe për projektet madhore, dhe ky ishte qëllimi bazë i takimit të specialisteve të Verbundit, prefektit të Shkodrës dhe kryetarit të komunës me banorët.


Dy hidrocentralet në fjalë do të fillojnë të ushqejnë energji në vitin 2011, ndërsa do të prodhojnë një sasi vjetore prej 234 giga vat/orë. Për sa i përket marrëveshjes koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Verbund”, parashikohet që kjo e fundit të zgjasë 35 vjet. Nga energjia e prodhuar do të ushqehet në rrjetin e KESH-it. Në fund të periudhës koncesionare të gjitha impiantet moderne që do të instalohen në këto dy hidrocentrale, kalojnë automatikisht në pronesi të Republikës së Shqipërisë.

ALSAT

Publikuar: 12.12.2008 | 13:06
Lexuar: 1693 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime