E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuvendin e DR-së u zgjodhën disa nga organet drejtuese të partisë. Kështu për kryetar të këshillit qendror, u zgjodh Kastriot Haxhirexhën. Njëkohësisht u zgjodh edhe këshilli drejtues i partisë që numëron 29 anëtarë. Ndërsa u përjashtuan nga partia katër anëtarët e këshillit qendror: Adnan Azizi, Skender Rexhepi, Bilall Kasami dhe Nuriman Tefiku
Pėrēahet Demokracia e Re














Përçarje në Demokracia e Re të Imer Selmanit. Në kuvendin e sotëm të partisë, ndodhi ajo që ishte paralajmëruar prej disa ditësh, nuk morën pjesë të gjithë anëtarët. Nga gjithsej 114, në mbledhjen e kuvendit ishin 85 anëtarë. Por pavarësisht këtij fakti, në kuvendin e DR-së u zgjodhën disa nga organet drejtuese të partisë. Kështu për kryetar të këshillit qendror, u zgjodh Kastriot Haxhirexhën.

Njëkohësisht u zgjodh edhe këshilli drejtues i partisë që numëron 29 anëtarë. Ndërsa u përjashtuan nga partia katër anëtarët e këshillit qendror: Adnan Azizi, Skender Rexhepi, Bilall Kasami dhe Nuriman Tefiku. Këta persona, sipas kryetarit të partisë Imer Selmani, janë larguar pasi kanë punuar në kundërshtim të interesave dhe statutit të partisë. Një vendim i tillë, sipas Selmanit, është marrë me prezencën e 85 anëtarëve të kryesisë qendrore nga gjithsej 114, ndaj edhe mund të quhet se është plotësisht legjitim.

Adnan Azizi, i kontaktuar nga Alsat, tha se nuk e ndjen veten të përjashtuar nga këshilli qendror pasi vendimi i këtillë është marrë vetëm me 29 vota të kryesisë qendrore. Azizi, që mbrëmë me mbështetjen e 62 anëtarëve të këshillit qendror të partisë, pati kërkuar edhe anulimin e mbledhjes së sotme me arsyetimin se Selmani në formimin e organeve të partisë, nuk ka përfillur strukturat partiake, nuk ka konsultuar kryetarët e këshillave komunale dhe nuk është marrë parasysh vullneti i shumicës së anëtarësisë, e cila është bazë e DR – së .

Akuzat e tilla hedhen poshtë nga Selmani. Ai thotë se partia po ecë në rrugë të mbarë dhe nuk i kanoset kriza e brendshme. Partia e Imer Selmanit brenda tre ditësh duhet të zgjedhë edhe 4 nënkryetarët e partisë si dhe sekretarët. Përzgjedhjen e tyre do ta bëjë këshilli drejtues që u zgjodh sot. Përplasjet në Demokracinë e Re, filluan menjëherë pas mbajtjes së kongresit të parë të partisë. Që atëherë shumë degë dhe nëndegë të kësaj partie, kaluan në radhët e PDSH-së.

Kërkohet anulimi i mbledhjes së Këshillit qëndror të DR-së

62 anëtarë të Këshillit Qëndror të Demokracisë së Re kërkojnë anulimin e mbledhjes së parashikuar të Këshillit Qëndror që mbahet sot në Shkup.

Sipas një komunikate në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Qëndror të mbajtur në Tetovë, në të cilën morrën pjesë 62 anëtarë të Këshillit Qëndror, që është 55 përqind nga numri i përgjithshëm, u kërkua që mbledhja të shtyhet në afat të pacaktuar përkatësisht deri në harmonizimin e qëndrimeve në mes Kryetarit të DR-së dhe Trupit Koordinativ të 62 anëtarëve të Këshillit Qëndror.

Në të kundërtën sipas konkluzioneve të këtij takimi të gjithë 62 anëtarët e Këshillit Qëndror nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e paraparë të Këshillit Qëndror dhe të njëjtën do ta llogarisin si jolegjitime dhe joformale. 62 anëtarët e Këshillit Qëndror e autorizojnë trupin koordinues që pas të shtunës, të vazhdojnë bisedimet me kryetarin e DR-së, Imer Selmani lidhur me harmonizimin e qëndrimeve për shpëtimin e Demokracisë së Re.

Në komunikatë thuhet se arsyet e konkluzioneve të miratuara janë: gjatë konstituimit të organeve qëndorore të DR-së, nuk është përfillur vullneti i strukturave legjitime të këshillave komunale dhe vendore, në ç’rast është bërë shkelje e rëndë e statutit të DR-së, ndërsa në mbledhjen e paraparë të Këshillit Qëndror, e cila duhej të mbahet sot në Shkup, nuk janë ftuar të gjithë anëtarët e Këshillit Qëndror, me çka është pamundësuar debat i hapur dhe demokratik në mes anëtarëve të barabartë të Këshillit Qëndror.

Në fund 62 anëtarët e Këshillit qëndror të DR-së shpresojnë që kryetari i DR-së, Imer Selmani do të lirohet nga hipotekat jo-demokratike dhe do ta sheh të arsyeshme që Demokracinë e Re, të mos e nisë drejt rrugës së shkatërimit, rrugë nga e cila kthim mbrapa nuk ka.

Publikuar: 17.01.2010 | 04:06
Lexuar: 853 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime