Qeveria austriake, ashtu si Zvicra, Gjermania, Holanda, Danimarka, etj, është ndër partnerët kryesorë që ka mbështetur zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri. Në 15 vjet Austria ka investuar rreth 3 milion euro në mbështetje të arsimit të mesëm profesional.
Erla Gjikolli
Rreth 4 mijë nxënës dhe 80 mësues të 11 shkollave të mesme ekonomike janë përfituesit e projektit "ALBIZ", me vlerë mbi 800 mijë euro, të financuara nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Ky projekt i promovuar sot me nënshkrimin e marrëveshjes në Hotel "Tirana International", do të zbatohet nga Kulturkontakt Austria për një periudhë 4 vjeçare.
Qeveria austriake, ashtu si Zvicra, Gjermania, Holanda, Danimarka, etj, është ndër partnerët kryesorë që ka mbështetur zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri. Në 15 vjet Austria ka investuar rreth 3 milion euro në mbështetje të arsimit të mesëm profesional.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, vlerësoi se ky projekt, që përkon me objektivat e qeverisë, prek kurrikulat, mësuesit dhe impakti i tij do të jetë i drejtëpërdrejtë për nxënësit dhë sidomos mësuesit e shkollave të mesme ekonomike.
Duke evidentuar faktin se shkollat ekonomike profesionale në vend rezultojnë nga më të kërkuarat, pas shkollave të teknologjisë së informacionit, Tafaj tha se "synojmë shtim të këtyre shkollave, pasi nxënësit e diplomuar në shkollat ekonomike kanë shanse të mëdha punësimi, si përshëmbull në komunat dhe bashkitë e vendit".
Përfaqësuesja e Kulturkontakt Austria, Monika Mott, tha se projekti ALBIZ ndërhyn drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe përafrimit me tregun e punës të të gjithë arsimit ekonomik dhe kontribuon në reformën e arsimit profesional, me qëllim rritjen e atraksionit për degët profesionale të arsimit të mesëm.
Ky sektor i arsimit, i shpallur prioritet i programit të qeverisë, cilësohet nga politikëbërësit një ndër rrugët më të suskesshme në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Pavarësisht arritjeve në arsimin profesional, si matura shtetërore, korniza e kualifikimeve, arsimimi gjatë gjithë jetës, etj, në shkollat e mesme ekonomike në Shqipëri vihet re mungesa e trajnimit të mësuesve në fushën profesionale për metodat e mësimdhënies. "Nevojë për përmirësim ka edhe në bashkëpunimin me bizneset lokale në rajonet në të cilat ndodhen shkollat", tha Monika Matt, sipas të cilës, këto nevoja do të jenë objekt i projektit