Zyrtarët e T-Mobile në Maqedoni nuk i komentojnë paditë penale për 4 ish zyrtarë të kompanisë së tyre, të dyshuar për malverzime financiare. Atilla Sendrej, Rolf Plat, Mihail Qefallojanis dhe Zoltan Kishijus me firmosjen e 5 marrëveshjeve me kompaninë qipriote 'Çapteks', kanë dëmtuar aksionerët e kompanisë me 4 milion euro. Shteti si pronarë i 47 % të aksioneve në Telekom, nga këto 4 milion euro është dëmtuar me 1 milion e 800.000 euro.
Nga kjo kompani thonë se nuk dyshohet puna e kompanisë, por e personave privat. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë Majkëll Llorens 4 të dyshuarit nuk janë të punësuar në kompani.
"Ne u ndihmojmë të gjitha institucioneve, Qeverisë dhe policisë me gjitha informatat e nevojshme rreth rastit. Prandaj ne nuk jemi fare të brengosur. Nuk duam të përzihemi në hetime dhe për këtë qëllim nuk mund t'u përgjigjemi pyetjeve, ku, çfarë, kur dhe se", deklaroi Majkëll Llorens, drejtor i ekzektutiv T-Mobile.
Presidenti i bordit drejtues të Telekomit të Maqedonisë, Zharko Llukovski, paditë e policisë i cilësoi si rezultat i hetimeve të saj, duke shtuar se kompania nuk e din vend ndodhjen e të akuzuarve.
"Më parë kjo ka qenë spekulim, ndërsa tani MPB-ja ka ndonjë njohuri plotësuese. Do të thotë unë nuk mund të jap ndonjë sqarim sepse me të vërtetë kjo nuk është punë e jona por e policisë", tha Zharko Llukovski, president i bordit drejtues të Telekomit të Maqedonisë.
Atilla Sendrej, Rolf Plat, Mihail Qefallojanis dhe Zoltan Kishijus me firmosjen e 5 marrëveshjeve me kompaninë qipriote 'Çapteks', kanë dëmtuar aksionerët e kompanisë me 4 milion euro. Shteti si pronarë i 47 % të aksioneve në Telekom, nga këto 4 milion euro është dëmtuar me 1 milion e 800.000 euro.
Sipas MPB-së karakteristikë e 5 marrëveshjeve të firmosura është se vlera e tyre financiare nuk është më e lartë se 990.000 euro, me këtë ata i kanë shpëtuar shpalljes së ofertave në tender.
Nevzat Mamuti
ALSAT-M