Meril Streep dhe Sandra Bullock fituan çmimet si aktoret më të mira në dramë dhe komedi ndërsa Jef Bridges dhe Robert Downey Jr fituan ekuivalentët për meshkuj.
Avatar fiton disa Globe të Arta
Mbrëmë në Holivud u ndanë Çmimet Globi i Artë, të cilët nderojnë arritjet në film dhe televizion.
James Cameron fitoi Globin e Artë për regjinë për filmin Avatar, i cili u shpërblye edhe si filmi më i mirë në kategorinë e dramës.
Meril Streep dhe Sandra Bullock fituan çmimet si aktoret më të mira në dramë dhe komedi ndërsa Jef Bridges dhe Robert Downey Jr fituan ekuivalentët për meshkuj.
Komiku britanik, Ricky Gervais prezantoi mbrëmjen, që shënon ngjarjen e parë të këtij viti të ndarjeve së çmimeve në Holivud.
Çmimet Globi i Artë konsiderohen gjithashtu si parashikim i fuqishëm i ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit, ose siç njihen më shumë si Çmimet Oskar.
Shumica a yjeve të filmit dhe televizionit që morën pjesë në mbrëmje mbanin fjongo në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Haiti, ndërsa organizatorët dhuruan 100 mijë dollarë për fondin humanitar për Haitin.