E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Une jam Jezusi i perjetshem, trini nuk ekziston”. Kjo eshte deklarata e Ali Agca, personi qe sulmoi Papa Gjon Pavlin II ne 1981, qe sot eshte liruar nga burgu i Sincan, ne Turqi. Ai ka udhezuar avokatet e tij te shperndajne nje fotokopje te nje teksti ne anglisht te shkruar nga Agca.
Agxha: Unė jam Mesia i dytė












Mehmet Ali Agxha, i cili në vitin 1981 tentoi ta vrasë Papa Xhon Palin e Dytë, u lirua nga burgu në Ankara, ku vuajti dënimin për vrasjen e gazetarit turk Abdi Ipekçi.

Agxha, i cili kaloi mbi 29 vite në burg, do t'i nënshtrohet kontrollit të ri mjekësor në Spitalin ushtarak, për shkak të përgatitjes së raportit mjekësor për aftësinë e tij për shërbim ushtarak.

Në vitin 2006, Agxha, tani 52-vjeçar, ishte shpallur nga spitali ushtarak në Stamboll si "i paaftë" për shërbim ushtarak, për shkak të "devijimit të madh antisocial të personalitetit".

Ministria e Mbrojtjes pohon se nuk e ka legalizuar këtë dokument.

Në deklaratën, të kumtuar sot nga avokati i tij, i vetëshpalluri "Mesia i dytë" Agxha e paralajmëroi fundin e botës.

Mehmet Ali Agxha duke i bere atentat Papa Xhon Palit te Dytë

“Une jam Jezusi i perjetshem, trini nuk ekziston”. Kjo eshte deklarata e Ali Agca, personi qe sulmoi Papa Gjon Pavlin II ne 1981, qe sot eshte liruar nga burgu i Sincan, ne Turqi.


Ai ka udhezuar avokatet e tij te shperndajne nje fotokopje te nje teksti ne anglisht te shkruar nga Agca. Mesazhi i shperndare permban pese artikuj.

Artikulli 1: Zoti eshte i vetmi deri ne perjetesi. Zoti eshte i plote deri ne perjetesi. Trini nuk ekziston.

Artikulli 2: Une nuk jam Zoti, une nuk jam biri i Zotit. Une jam Jezusi i perjetshem, fjala e shenjte e rilindur me kocka dhe mish. Jam sherbetori me i larte i perjetshem i Zotit, trini nuk ekziston.

Artikulli 3: Shpirti i shenjte eshte vetem nje engjell i krijuar nga Zoti. Trini nuk ekziston.

Artikulli 4: Deklaroj se ka ardhur fundi i botes. E gjithe bota do te shkaterrohet brenda ketij shekulli. Cdo njeri do te vdese brenda ketij shekulli.

Artikulli 5: Bibla eshte plote me gabime. Une do te shkruaj Biblen perfekte.

Mehmet Ali Agxha dhe Papa Xhon Pali i Dytë

Holivudi i interesuar për rrëfimin e Mehmet Ali Agxhas

Holivudi Mehmet Ali Agxhasë, i cili në vitin 1981 tentoi ta vrasë Papa Gjon Palin e Dytë, i ofroi kontratë në shumë prej tetë milionë dollarëve për rrëfimin e tij, konfirmoi avokati i tij, Jillmaz Aboshogllu.

Ai theksoi se Agxha ende nuk ka nënshkruar kontratë me asnjë kompani, edhe pse paraprakisht deklaroi se do t'i shesë memoaret e veta për disa milionë dollarë dhe se jep intervista vetëm nëse paguhet për to.

Avokati i Agxhasë theksoi se ai planifikon së bashku me shkrimtarin amerikan, Den Braun të shkruajë vazhdimin e romanit "Kodi i Da Vinçit" nën titullin "Kodi i Vatikanit", e më pas libri të ekranizohet.

Agxha sot do të lirohet nga burgu, pas 29 viteve, për tentim për vrasje ndaj Papa Gjon Palit të Dytë.
Mehmet Ali Agxha dhe Papa Xhon Pali i Dytë
Mehmet Ali Agxha dhe Papa Xhon Pali i Dytë

Publikuar: 18.01.2010 | 07:38
Lexuar: 949 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime