E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kandidati për Rektor, Prof.dr. Agron Reka, prezantoi Programin e tij katër vjeçar. Sipas profesor Rekës, prioriteti i tij kryesor do të jetë :” ngritja e Stafit akademik për zbatim efikas të metodave bashkëkohore interaktive për mësimdhënie.
Kandidati pėr rektor i USHT-sė, prof. dr. Agron Reka, prezantoi Programin e tij 4-vjeēar










Në Amfiteatrin e rektoratit të USHT-së më 18 janar 2010, kandidati për rektor i USHT-së, dhe njëherit ushtrues aktual i detyrës së rektorit, Prof. Dr. Agron Reka, para stafit akademik, studentëve dhe të punësuarve tjerë të universitetit, prezantoi Programin e tij për udhëheqjen e universitetit në periudhën katër vjeçare 2010-2014.

Në fillim të prezantimit të sotëm, dekani i Fakultetit Juridik, Agim Nuhiu, prezantoi procedurën e deritashme të konstituimit të organeve drejtuese të fakulteteve dhe USHT-së.

Të gjitha konstituivet e deritashme të organeve drejtuese, si këshillat mësimor-shkencor të fakulteteve, Konsituimi i Senatit, si dhe votimi i këshillit të rektoratit për kandidatët për rektor, prezantuan edhe në mënyrë vizuale.
Kandidati për rektor i USHT-së, prof. dr. Agron Reka

Pas prezantimit të procedurës së deritashme, për konstituimin e organeve drejtuese të USHT-së, kandidati për Rektor, Prof.dr. Agron Reka, prezantoi Programin e tij katër vjeçar.

Sipas profesor Rekës, prioriteti i tij kryesor do të jetë :” ngritja e Stafit akademik për zbatim efikas të metodave bashkëkohore interaktive për mësimdhënie.

Tërheqja e studentëve të talentuar me potencial të lartë nga shkollat e mesme.
Kandidati për rektor i USHT-së, prof. dr. Agron Reka

Programe fleksibile të studimit të nivelit baçelor, master dhe të doktoraturës, të cilat me lehtësi do të përcjellin zhvillimet e vrullshme të teknologjisë bashkëkohore dhe kërkesat e ekonomisë dhe të tregut”.

Në mesin e prioriteteve të tij, në rast se do të marrë besimin e Senatit të USHT-së, për të udhëhequr me USHT-së, në periudhën e ardhshme katër vjeçare, Prof.dr. Agron Reka, përmendi edhe përfundimin e godinave të reja të fakulteteve në USHT, përfundimi i ndërtimit të godinës së Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Gostivar, përfundimi i ndërtimit të godinës së Fakultetit Juridik në Tetovë, përfundimi i ndërtimit të godinës së Fakultetit Ekonomik në Tetovë si dhe fillimi i përgatitjes së projektit teknik për ndërtimin e kampusit të USHT-së në Tetovë.
Rëndësi e posaçme në programin e Prof.dr.

Agron Rekës i është kushtuar edhe bashkëpunimit ndërkombëtarë, edhe atë duke participuar në programet: Tempus, Erasmus, Socrates dhe të tjerë.


Pjesmarresit ne prezentimin e kandidatures se Prof. Dr. Agron Reka per Rektor te USHT-se

Publikuar: 18.01.2010 | 07:49
Lexuar: 987 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime