E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është e njohur se Uji i bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka krishtere. Festimi është i lidhur me bekimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.
Besimtarėt krishterė e festojnė Ujin e bekuar










Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere - Uji i bekuar.

Është e njohur se Uji i bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka krishtere. Festimi është i lidhur me bekimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.

Kryetari i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefani sot në mesditë nga Ura e Gurit do t'i shenjtërojë ujërat e Vardarit dhe do ta hedhë kryqin, të cilin do të tentojnë ta kapin 168 besimtarë.

Besohet se ai që do ta kapë kryqin tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia. Të gjithë pjesëmarrësit të cilët janë paraqitur për kërcim pas kryqit, siç thonë organizatorët, duhet të jenë në mënyrë psikofizike të gatshëm dhe për këtë shkak mjekët nga Instituti për mjekësi sportive falas do t'i kontrollojnë të paraqiturit.

Në Liturgjinë që do të mbahet në kishën "Shën Dimitrij" në Shkup dhe në aktin e shenjtërimit të ujërave dhe hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Vardar nga Ura e Gurit, do të marrë pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Për siguri të besimtarëve në ujë do të kujdeset njësia speciale e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njësia speciale për shpëtim në ujë e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, si dhe kaiketarët nga Federetata kaiketare e Maqedonisë. Për sigurinë në tokë do të angazhohen policë nga stacioni i policisë Qendër, si dhe një agjenci private për sigurim, ndërsa u angazhua edhe një ekip mjekësor e Ndihmës së shpejtë.

Personi që do ta kapë kryqin do të fitojë pako prodhime, respektivisht një klimatizer, frigorifer dhe televizor.

Kryqe pritet të hidhen edhe në vendbanime tjera në shtet, ndërsa më masovikisht pritet të jetë në Ohër.

Uji i bekuar - 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë./mia/

Publikuar: 19.01.2010 | 03:22
Lexuar: 852 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime