Sllovakia dhe Holanda me 11 për qind popullatë të rrezikuar nga varfëria ndodhen në vendin e dytë, ndërsa më e keqe është gjendja në Letoni, Rumani dhe Bullgari, ku pa para mund të përfundojë çdo i pesti banor.
Nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, varfëria më së paku u kanoset çekëve.
Sipas të dhënave të agjencisë statistikore BE - Eurostat, mesatarisht 17 për qind të popullatës në vendet-anëtare të Unionit u kanoset varfëri, derisa kjo përqindje në Çeki është vetëm nëntë për qind.
Sllovakia dhe Holanda me 11 për qind popullatë të rrezikuar nga varfëria ndodhen në vendin e dytë, ndërsa më e keqe është gjendja në Letoni, Rumani dhe Bullgari, ku pa para mund të përfundojë çdo i pesti banor.
Statistika e Eurostat-it përmban të dhëna prej vitit 2008 dhe treguesi i varfërisë përfshin disa parametra, midis të cilëve edhe të dhënat për atë se sa herë në vit familja mund të shkojë në pushim, nëse gjatë dimrit ka ngrohje të mjaftueshme, nëse mund të blejë automobil ose mish për drekë apo darkë.
Çekët biejnë edhe në grupin e qytetarëve të BE-së të cilët më së paku vuajnë materialisht edhe atë 16 për qind nga popullata e përgjithshme, ndërsa në Bullgari mungesë të të mirave materiale kanë më shumë se gjysma e banorëve.