Gostivarasi 50-vjeçar Asip B. mbrëmë rreth orës 22 është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij. Vrasjes i ka paraprirë zënkë e dy familjeve, që jetojnë në lagjen "Zona e gjashtë" në Gostivar.

Sipas informatave të para nga MPB-ja, Asip B. (1959) humbi jetën nga plagët e marra, të cilat iu shkaktuan nga armë zjarri.
Policia e Gostivarit punon në ndriçimin e vrasjes.