Çmimi do të jetë simbolik: 150 denarë. Ne shpresojmë se qytetarët e Shkupit dhe të tjerët do të jenë në nivel të aktiviteteve, në nivelin e mëparshëm të ndihmave që kanë ofruar edhe për raste të tjera dhe do të vijnë në këtë koncert në mënyrë që ti ndihmojmë Shkodrës, tha Shefqet Zekolli, udhëheqës i Sektorit për arsim dhe kulturë në komunën e Çairit.
Me një koncert në Qendrën rekreative Kale në Shkup, që do të mbahet të enjten, komunat Çair, Saraj, Studeniçan bashkë me sektorin joqeveritar do të fillojnë javën e solidaritetit për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar banorët e qarkut të Shkodrës, të cilët përjetuan përmbytjet. Në koncert do të marrin pjesë edhe këngëtarë të njohur të trevave shqiptare si dhe ansambleve të vendit.
Çmimi do të jetë simbolik: 150 denarë. Ne shpresojmë se qytetarët e Shkupit dhe të tjerët do të jenë në nivel të aktiviteteve, në nivelin e mëparshëm të ndihmave që kanë ofruar edhe për raste të tjera dhe do të vijnë në këtë koncert në mënyrë që ti ndihmojmë Shkodrës, tha Shefqet Zekolli, udhëheqës i Sektorit për arsim dhe kulturë në komunën e Çairit.
Koncertit do ti pasojë edhe një aksion për grumbullimin e veshmbathjeve, mjeteve higjienike në komunën e Çairit si dhe lançimin edhe të disa numrave të telefonit, për të dhuruar para.
Jemi në zbatimin e një xhirollogarie ku do të grumbullohen edhe mjetet e tjera jo vetëm të koncertit dhe nëpërmjet të asaj xhirollogarie do të shohim mënyrën më adekuate e cila do të jetë ose direkt me Kryqin e Kuq të Shqipërisë ose me Bashkinë e Shkodrës për ndihmat por sido që të jetë ndihmat do të jenë në vendin dhe kohën e duhur, tha Shaip Zejneli, zëvendëskryetar i komunës së Çairit.
Edhe Shoqata e piktorëve shqiptarë të Maqedonisë, do të grumbullojë fonde nga pikturat që do të shiten këtë javë në ekspozita të ndryshme. Nga Komuna e Çairit thonë se në bazë të nevojave do të ketë edhe ndihma të tjera.
Meral Ismaili