E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin e mbrëmshëm përfaqësuesit e kësaj organizate joqeveritare thanë se ministri Todorov u ka deklaruar atyre se është i vetëdijshëm se vendimi nuk do të kaloj, por për këtë ka thënë ai koha do ta tregoj. Njëherit kryetari i ‘Realitetit’ Valon Bela ka kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë shqiptare që të përkrahin prindërit e nxënësve dhe iniciativën për vlerësimin e kushtetushmërisë së vendmit të ministrisë.












Pas takimit të mbrëmshëm me Ministrinë e Arsimit, Nikolla Todor, përfaqësuesit e OJQ-së, “Realiteti” janë më se të bindur se Gjykata kushtetuese do të hedh poshtë vendimin e Ministrit të Arsimit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë. Dëshmi për këtë sipas ‘Realitetit’ janë edhe pohimet e ministrit për mosposedimin e mekanizmave për të zbatuar vendimin qeveritar, që hynë në fuqi nga dita e nesërme.

“Kemi pas një bisedë të gjatë dhe konstruktive diku 1 orë e gjysmë ku edhe njëherë u vërtetua se drejtësia është në anën tonë, ministri nuk posedon asnjë argument ligjor, legal për të tentuar ta implementoj këtë vendim qeveritar.

Gjithashtu ministri na deklaroi se në ekipin e gjerë që e ka ai me ekspert dhe konsulent të tij nuk ka ekspert të nacionalitetit shqiptar do të thotë merret një vendim që i prek qytetarët shqiptar kurse asnjë ekspert shqiptar do me thënë është një situate komplet kontraverze “, deklaron Valon Bela, kryetar i OJQ “Realiteti”.

Në takimin e mbrëmshëm përfaqësuesit e kësaj organizate joqeveritare thanë se ministri Todorov u ka deklaruar atyre se është i vetëdijshëm se vendimi nuk do të kaloj, por për këtë ka thënë ai koha do ta tregoj. Njëherit kryetari i ‘Realitetit’ Valon Bela ka kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë shqiptare që të përkrahin prindërit e nxënësve dhe iniciativën për vlerësimin e kushtetushmërisë së vendmit të ministrisë.

“Do ti kisha apeluar kryetarëve të komunave me shumicë shqiptare sidomos kryetarët e komunës së Gostivarit, Tetovës, Zhelinës të mos fshihen prapa deklaratave të tyre duke e futur problematikën në çështje private se t’ua lëmë këtë prindërve. Ata duhet të thirren në kompetencat e tyre ligjore edhe ti përkrahin fuqimisht prindërit se në këtë punë jemi krejt së bashku dhe kthim mbrapa nuk ka”, shtoi Valon Bela.

Të premten përfaqësues të kësaj organizate kanë dorëzuar deri te gjykata kushtetuese iniciativë për vlerësimin e kushtetueshmëris së vendimit qeveritar. /GJYLTENE REXHALLARI/

Publikuar: 20.01.2010 | 05:40
Lexuar: 703 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime