Ambasadori Kraut siguroi kryetarin Ahmeti se Austria si shtet anëtar i UE do te përkrahe dhe ndihmoj Republikën e Maqedonisë ne drejtim te implementimit te plote te marrëveshjes se Ohrit dhe ne sfidat qe e përcjellin shtetin tone drejt integrimeve rajonale dhe integrimeve euro-atlantike.
Në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari i partisë, Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Republikës se Austrisë te akredituar ne vend ekselencën e tije z. Alojz Kraut dhe Konzulin e saj znj.Susanne Schmid.
Ekselenca e tije ambasadori Kraut u interesua për gjendjen aktuale politike në vend, për ecurinë e implementimit te Marrëveshjes se Ohrit, për marrëdhëniet ne mes te partnereve ne koalicion, për përpjekjet e Maqedonisë ne rrugën e integrimeve euro-atlantike etj.
Ambasadori Kraut siguroi kryetarin Ahmeti se Austria si shtet anëtar i UE do te përkrahe dhe ndihmoj Republikën e Maqedonisë ne drejtim te implementimit te plote te marrëveshjes se Ohrit dhe ne sfidat qe e përcjellin shtetin tone drejt integrimeve rajonale dhe integrimeve euro-atlantike.
Z. Ahmeti falënderoi ambasadorin dhe shtetin Austriak për interesimin dhe përkrahjen në procesin e demokratizimit të Maqedonisë dhe në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.
Kryetari Ahmeti rikonfirmoi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit për rregullimin e marrëdhënieve në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, duke theksuar punën që duhet bërë deri në implementim të plotë të saj dhe në tejkalimin e vështirësive praktike në jetësimin e ligjeve tani me te votuara në Parlament. Sa u takon integrimeve në NATO dhe në UE, z. Ahmeti potencoi se rruga e integrimeve mbetet prioritet i veprimit të BDI, në këtë drejtim edhe domosdoshmëria e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore me të gjithë fqinjët siç ishte rasti me pranimin e pavarësisë se Kosovës, shënimi i vijës kufitare bashke me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike duke vlerësuar se prioritet paraqet gjithashtu zgjidhja sa më e shpejtë e çështjeve të hapura ndër to edhe kontesti i emrit me Greqinë, çështje qe paraqet pengese serioze për integrimin e vendit.
Bashkëbiseduesit ndanë mendim se nevojitet inkurajim për palët qe te arrihet kompromis sa me i shpejt ne kontest qe sa me shpejte Maqedonia te jete pjese e Evropës se bashkuar ku të gjithë popujt, të mëdhenj dhe të vegjël janë të barabartë dhe kontribuojnë me vlerat e tyre kulturore në diversitetin e Europës së Bashkuar, Europës pa kufij dhe me monedhë të përbashkët.