E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Kamberit, viktimat gjatë vetëvrasjeve kanë përdorur armë zjarri, litarë, ilaçe dhe "mjete të tjera". Midis vetëvrasësve shumica janë meshkuj, ndërsa gratë janë në numrin më të madh midis atyre të cilët kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje.
Shtatė vetėvrasje nė Kosovė nė dy javėt e para tė vitit 2010











Në dy javët e para të këtij viti në Kosovë janë regjistruar shtatë vetëvrasje dhe 15 tentime për vetëvrasje, njoftoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës Sabrije Kamberi, duke theksuar se bëhet fjalë për dukuri alarmante.

Sipas Kamberit, viktimat gjatë vetëvrasjeve kanë përdorur armë zjarri, litarë, ilaçe dhe "mjete të tjera". Midis vetëvrasësve shumica janë meshkuj, ndërsa gratë janë në numrin më të madh midis atyre të cilët kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje.

Sociologu Milaim Nishori konsideron se shkalla e lartë e vetëvrasjeve është pasqyrë e "cilësisë së institucioneve shtetërore dhe punës së tyre", por edhe të gjendjes së rëndë ekonomikë në Kosovë.

"Arsye për rritjen drastike të numrit të vetëvrasjeve dhe tentimeve për vetëvrasje është edhe ndryshimi i mënyrës tradicionale të jetesës. Vlerat tradicionale po bien, ndërsa ato moderne pamjaftueshëm janë rrënjësur, kështu që jemi në fazë të humbjes ekzistenciale të identitetit", vlerëson Nishori.

Sipas tij, institucionet shtetërore të Kosovës do të duhet të ballafaqohen me problemet reale, të cilat janë arsye për numrin e rritur të vetëvrasjeve.

Gjatë vitit 2009 në Kosovë janë regjistruar 60 raste të vetëvrasjeve dhe 255 tentime për vetëvrasje

Publikuar: 20.01.2010 | 17:20
Lexuar: 753 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime