E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendimi hasi në rezistencë tek prindërit e nxënësve shqiptarë, të cilët për këtë shkak paralajmëruan bojkot të mësimit, ndërsa disa organizata joqeveritare nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari parashtruan iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e tij.
Fillon gjysėmvjetori i dytė, bojkotohet maqedonishtja









Rreth 320 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme, pas pushimit dimëror sot kthehen në bankat shkollore, në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2009/2010.

Risi në gjysmëvjetorin e dytë është vendosja e gjuhës maqedonase për nxënësit e klasave të para nga bashkësitë etnike. Para fillimit të vitit mësimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori vendim për plan mësimor, me të cilin është paraparë që bashkësitë etnike ta mësojnë gjuhën maqedonase prej klasës së parë, duke filluar nga gjysmëvjetori i dytë i këtij viti.

Vendimi hasi në rezistencë tek prindërit e nxënësve shqiptarë, të cilët për këtë shkak paralajmëruan bojkot të mësimit, ndërsa disa organizata joqeveritare nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari parashtruan iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e tij.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov thotë se nuk do të heq dorë nga vendimi dhe se nuk ka bazë për anulim të tij. Ai thote se fëmijët në klasën e parë të të gjitha bashkësive etnike, vetëm në mënyrë fonetike do ta mësojnë gjuhën maqedonase me mësimëdhënësin e tyre të klasës, ndërsa shkrimi i saj do të fillojë në klasën e katërt me mësimdhënës lënde.

Todorov kërkoi nga kryetarët e komunave me popullatë shumicë shqiptare që me autoritetein e tyre të pengojnë bojkotin e mësimit, duke theksuar se vendimi i tillë është shfrytëzim politik i nxënësve.

Pas takimit me ministrin e Arsimit, Nikolla Todorov, përfaqësuesit e OJQ-së, “Realiteti” janë më se të bindur se Gjykata kushtetuese do të hedh poshtë vendimin e Ministrit të Arsimit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë. Dëshmi për këtë sipas ‘Realitetit’ janë edhe pohimet e ministrit për mosposedimin e mekanizmave për të zbatuar vendimin qeveritar, që hynë në fuqi nga dita e sotme.

“Kemi pasur një bisedë të gjatë dhe konstruktive, ku edhe njëherë u vërtetua se drejtësia është në anën tonë, ministri nuk posedon asnjë argument ligjor, legal për të tentuar ta implementojë këtë vendim qeveritar. Gjithashtu ministri na deklaroi se në ekipin e gjerë që e ka ai me ekspertë dhe konsulentë të tij nuk ka ekspert shqiptar, që do të thotë se merret një vendim që i prek qytetarët shqiptar, ndërsa nuk konsulltohet asnjë ekspert shqiptar. Kjo do të thotë se është një situate komplet kontraverze “, deklaron Valon Bela, kryetar i OJQ “Realiteti”.

Në takim sipas "Realitetit", me përfaqësuesit e kësaj organizate joqeveritare, ministri Todorov u ka deklaruar atyre se është i vetëdijshëm se vendimi nuk do të kalojë, por për sipas tyre, ai ka thënë se koha do ta tregojë.

Njëherit kryetari i ‘Realitetit’ Valon Bela ka kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë shqiptare që të përkrahin prindërit e nxënësve dhe iniciativën për vlerësimin e kushtetushmërisë së vendmit të ministrisë.

“Do ti kisha apeluar kryetarëve të komunave me shumicë shqiptare sidomos kryetarët e komunës së Gostivarit, Tetovës, Zhelinës të mos fshihen prapa deklaratave të tyre duke e futur problematikën në çështje private se t’ua lëmë këtë prindërve. Ata duhet të thirren në kompetencat e tyre ligjore edhe t'i përkrahin fuqimisht prindërit se në këtë punë jemi krejt së bashku dhe kthim mbrapa nuk ka”, shtoi Valon Bela.

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti mbrëmë deklaroi se bojkot të mësimit nuk do të ketë, por nuk do të respektohet vendimi i ministrit të Arsimit Nikolla Todorov.

Publikuar: 20.01.2010 | 19:04
Lexuar: 786 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime