Banorët e fshtait Lubin 20 Janarin e vitit 2010 do ta mbajnë mend pasiqë nga kjo ditë fëmijët e tyre duke filluar që nga klasa e parë deri në të nëntën procesin edukativo arsimorë do të mund ta ndjekin në vendbanimin e tyre dhe nuk do të kenë nevojë që fëmijët të udhëtojnë deri në Shkollën qendrore në Saraj
Në fshatin Lubin të Sarajit në mënyrë solemne ka lëshuar në përdorim objektin e ri të shkollës fillore Dituria. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi si dhe zëvnedësministrja e Arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi.
Me ndërtimin e objektit të ri shkollorë nxënësit e Lubinit nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë deri në Saraj, pasiqë tani do proçesinedukativo-arsimorë do ta ndjekin në vendbanimin e tyre.
Banorët e fshtait Lubin 20 Janarin e vitit 2010 do ta mbajnë mend pasiqë nga kjo ditë fëmijët e tyre duke filluar që nga klasa e parë deri në të nëntën procesin edukativo arsimorë do të mund ta ndjekin në vendbanimin e tyre dhe nuk do të kenë nevojë që fëmijët të udhëtojnë deri në Shkollën qendrore në Saraj, tani për tani kjo u është mundësuar vetëm nxënësve të cilët procesin edukativo-arsimorë e ndjekin vetëm në gjuhën boshnjake ndërsa deri në fund të këtij viti shpresojmë që edhe nxënësit shqiptarë mësimin ta ndjekin në vendbanimin e tyre .
Ka thënë kryetrai i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Për zgjërimin e kësaj shkolle komuna e sarajit nga buxheti I saj ka ndarë 2 milion denarë ndërsa me mjete të tyre kanë participuar edhe banorët e Lubinit si OSBE-ja. Vetëm disa muaj qeverisje aritëm që nga buxheti i Komunës të ndajmë 150 mijë euro dhe të investojmë në rindërtimin e objekteve shkollore nëpër të gjitha vendbanimet e Komunës tonë.
Edhe përkundër kësaj sitiuate Komuna që drejtoj unë nuk do të kursejë në edukimin dhe emancipimin e gjeneratave të reja. Vitin e kaluar për dhjetë maturantët më të mirë siguruam bursa për të studiuar në Universitetet e vendit.
Qëllimi jonë nuk është të përfundojmë këtu edhe përkundër krizës ekonomike e cila padyshim që e ka prekur edhe komunën tonë ne do të investojmë në gjeneratat e reja.
Ne si pushtet local të cilët menaxhojmë me arsimin fillorë jemi të obliguar që të punojmë në ngritjen e nivelit të procesit edukativo-arsimorë, pasiqë vetëm në këtë mënyrë do ti mund ti përballojmë sfidat që na presin sepse vlerat evropiane nuk njohin vlera tjera përveç diturisë, dhe arsimitka thënë krytari i Sarajit Blerim Bexheti.