Ambasadori francez Bernard Valero duke vlerësuar sferën e euro-integrimeve ka apeluar deri zyrtarët e lartë shtetëror që të punojnë në teren dhe jo të bëhen skenarë brenda zyrave.
Ai ka premtuar se Franca si vend që ka kryesimin me Bashkimin Evropian do të përkrah rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë.
"E keni të qartë punën time dhe nuk do të kem shumë trimëri që të jap koment në lidhje me deklaratën e ministrit tim, por dua të them se kjo pikërisht është një dosje dhe rezultati në fund të kryesimit me Bashkimin Evropian do të jetë pozitiv.
Mund të them lirisht se Maqedonia i ka bërë të gjitha ato reforma moderne që i mundëson të jetë në krye të listës të shteteve që janë në këto negociata", ka deklaruar ambasadori Valero.
Diplomati francez këto komente i bëri gjatë qëndrimit në Tetovë në kuadër të fushatës "Shkojmë lokalisht" në tribunën me temë "Tetova me temp evropian". (U.H)Koha