Ky ishte takimi i parë mes rektorëve të dy universiteteve, të Prishtinës edhe atij të Shkupit. Ndërkohë rektori Rugova informoi edhe për takimin mes rektorëve të universiteteve shqiptare në rajon që do të mbahet këtë fundjavë në Strugë.
Në një takim të përbashkët rektori i Universitetit 'Shën Kirili dhe Metodi', priti sot rektorin e Universitetit të Prishtinës. Qëllimi i takimit ishte përforcimi i bashkëpunimit mes dy universiteteve. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova theksoi se ky bashkëpunim do të jetë mundësi e mirë për afrimin e dy popujve e veçanërisht të pjesës shqiptare në Maqedoni.
Nga ana tjetër Rektori i Universitetit të Shën Kirili dhe Metodi, deklaroi se me këtë iniciativë do të tregojnë rrugën e vërtetë se si duhet të bashkëpunojnë njerëzit në rajon. Ky ishte takimi i parë mes rektorëve të dy universiteteve, të Prishtinës edhe atij të Shkupit. Ndërkohë rektori Rugova informoi edhe për takimin mes rektorëve të universiteteve shqiptare në rajon që do të mbahet këtë fundjavë në Strugë.
Stafi i Universitetit të Shkupit ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të thellë në të gjitha fushat midis dy universiteteve. Në princip jemi pajtuar që ne në Prishtinë dhe këta në Shkup të nxjerrim detalet nga të gjitha njësitë akademike dhe institucionet tona ku gjejmë njëri tjetrin dhe fillojmë bashkëpunimin e mirëfilltë mes dy universiteteve. Shpresoj se ky takim i sotëm do të jep frytet e veta jo në një kohë të largët por një të ardhshme të afërt, deklaroi Mujë Rugova, Rektori i Universitetit të Prishtinës.
Mendoj se si bashkësi akademike bëmë një hap të rëndësishëm në drejtim të afrimit, definimit të pozitave dhe bashkëpunimit tonë të ardhshëm. Konstatuam se potencialet tona janë të mëdha dhe se ka shumë elemente ku bashkërisht mund të veprojmë në rajon dhe më gjerë në Evropë. Më kënaqësi mund të tregoj se tanimë kemi aplikuar në 4 projekte të përbashkëta Tempus të Bashkimit Evropian, theksoi Velimir Stojkovski, Rektor i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.
Semra Jakupi