E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që u mbajt të mërkurën mbrëma janë diskutuar të gjitha çështjet aktuale në vend të cilat në njëfarë mënyre kanë lënë nën hije kontestin me emrin dhe procesin integrues të vendit.
BDI: S’do tė lejojmė tė testohet durimi i shqiptarėve












Takimi Ahmeti – Gruevski

Në BDI nuk do të bëjë kompromis për çështjet për të cilat ekziston marrëveshje dhe të cilat janë të rregulluara me ligj, siç janë rastet e Hagës, evidenca pedagogjike dhe mësimi i maqedonishtes dhe nuk do të lejojë që dikush me veprime të këtilla ta testojë durimin e qytetarëve shqiptarë. Kështu sqaruan burime të larta në BDI pas takimit që realizoi kreu i partisë, Ali Ahmeti dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Bekim Buçi

Në takimin mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që u mbajt të mërkurën mbrëma janë diskutuar të gjitha çështjet aktuale në vend të cilat në njëfarë mënyre kanë lënë nën hije kontestin me emrin dhe procesin integrues të vendit.

Nga partia e Ahmetit potencojnë se në periudhën që pason do ta imponojnë dinamikën e tyre që vendi t’i qaset problemeve serioze e jo të hapen çështje me të cilat do të testohet durimi i shqiptarëve.

Nga partitë në koalicionin qeveritar nuk kanë dhënë detaje për takimin por jozyrtarisht mësojmë se Ahmeti dhe Gruevski kanë biseduar për temat që janë bërë shkak i mosmarrëveshjeve të fundit ndërmjet BDI-së dhe VMRO-së.

Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski


Temë bisedash ka qenë bojkotimi i maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë, mbajtja e evidencës pedagogjike edhe në gjuhën maqedonase, kthimi i rasteve të Hagës dhe aktivizimi i tyre, si dhe mundësia për zgjedhje të parakohshme etj.

Burime të larta partiake në BDI bëjnë të ditur se nuk do të pranojnë që të problematizohen çështjet për të cilat ka marrëveshje dhe janë të rregulluara me ligj siç janë: rastet e Hagës të cilat i përfshin Ligji i amnistisë dhe mësimi i maqedonishtes e cila është e rregulluar me ligj dhe parashihet që të mësohet nga klasa e katërt.

Si rezultat i kësaj thonë nga BDI-ja nuk do të pranojnë që për këto tema të hapet debat apo të bëhet kompromis. Në BDI kanë pranuar se anëtarësia e tyre është e shqetësuar nga hapja e këtyre çështjeve të cilat kanë krijuar tensione të mëdha në relacionin BDI-VMRO, por edhe revoltë tek qytetarët shqiptarë.

Në BDI po ashtu thonë se takimet mes Ahmetit dhe Gruevskit do të vazhdojnë në kontinuitet me qëllim që këto çështje të mos problematizohen. /Fakti/


Publikuar: 21.01.2010 | 14:54
Lexuar: 643 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime