E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studentët që morën pjesë në këtë aktivitet, në trajtimin e komponentës: Përmirësimi i cilësisë në mësimin e matematikës dhe shkencave natyrore", në seminarin një ditor, mësuan realizimin e orës mësimore sipas "Ciklit në katër faza të Barmanit", metodë e cila ne vete përfshinë hulumtimin dhe punës ekipore për zhvillimin e një ore mësimore që aplikohet në shkollat fillore dhe të mesme.
“Primary Education Procet”, pėrgatit studentėt e USHT-sė pėr sfidat e sė ardhmes











Në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, studentët e USHT-së, absolvent në drejtimin arsimor të FSHMN, në ushtrimet e tyre profesionale kanë ligjëruar asistentë që janë të kyçur në projektin PEP (Primary Education Procet) i iniciuar dhe ndihmuar financiarisht nga USAID-i dhe AED, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë, Byronë për zhvillimin e arsimit si dhe Qendrën për edukim civil në vend . Projekti përfshinë pesë komponentë që kanë të bëjnë me modernizimin e procesit arsimor në Maqedoni.

Renovimi i shkollave, TIK në arsim, përmirësimi i cilësisë në mësimin e matematikës, shkencave natyrore, përmirësimi i vlerësimit dhe aftësive te punës mbeten parësore për projektin e lartpërmendur.

Studentët që morën pjesë në këtë aktivitet, në trajtimin e komponentës: Përmirësimi i cilësisë në mësimin e matematikës dhe shkencave natyrore", në seminarin një ditor, mësuan realizimin e orës mësimore sipas "Ciklit në katër faza të Barmanit", metodë e cila ne vete përfshinë hulumtimin dhe punës ekipore për zhvillimin e një ore mësimore që aplikohet në shkollat fillore dhe të mesme.
Studentët e USHT-së për sfidat e së ardhmes...

Njomza Hasani, asistente në fakultetin e Biologjisë në USHT dhe trajnuese e këtij projekti konfirmon se këto studentë nga njohuritë që përfitojnë nga ushtrimet profesionale që ofron projekti, e përgatitin veten për sfidat e ardhshme për të konkurruar për vend pune si arsimtar të lëndëve në shkencat e natyrës.

Në ushtrimet profesionale kemi përfshirë edhe arsimtarët e shkollave fillore të cilët drejtpërdrejt janë të inkuadruar në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Koordinatorët e projektit PEP gjatë seminareve prezantojnë punimin e kurikulave, planin operativ për orën mësimore dhe teknikat e metodat që duhet t’i aplikojnë për realizimin e një ore mësimore me standarde moderne sqaron asistentja Hasani. .

Projekti do të vazhdoi edhe këtë vit dhe është paraparë trajnim plotësues dhe i njëjti do të zhvillohet me të njëjtit studentë të cilët do të pajisen me Certifikate, e cila do ti ndihmojë në të ardhmen në konkurset për punësim.
Studentët e USHT-së për sfidat e së ardhmes...
Studentët e USHT-së për sfidat e së ardhmes...
Studentët e USHT-së për sfidat e së ardhmes...

Publikuar: 22.01.2010 | 18:37
Lexuar: 925 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
rudina (29/09/2011 18:19:45) kam nderin qe nje ass me mosh aq te re ka pervoje aq te madhe dhe din si te sillet me studentet si per fillim,ka njohuri dhe cdo her e pregaditur.ju lutem duhet edhe ju te na kuptoi se dhe ju keni qen student te pakten per prof tjer qe sdua ti permend.Ty Njomza suksese

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime