E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në sesionin në të cilin morën pjesë euroambasadori Ervan Fuere, ambasadori amerikan Filip Riker, zëvendës-ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës Marija Anheles Garsija de Lora dhe sekretari shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane Jovan Andonovksi, u theksua se në vitin 2010 Maqedonia duhet të vazhdojë me përforcimn e qeverisjes të së drejtës dhe pavarësisë së jurisprudencës, reformën në administratën publike dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Debat me temė











Maqedonia në vitin i cili vjen duhet ta zgjidhë problemin me emrin me Greqinë që të arrihen qëllimet kruciale, anëtarësimi i plotë në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është përfundimi kryesor i sesionit të debateve në temë "Maqedonia në vitin 2010" që sot u mbajt në Shkup në organizim të "Biznes asociacionit evropian" dhe "Klubit evropian".

Në sesionin në të cilin morën pjesë euroambasadori Ervan Fuere, ambasadori amerikan Filip Riker, zëvendës-ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës Marija Anheles Garsija de Lora dhe sekretari shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane Jovan Andonovksi, u theksua se në vitin 2010 Maqedonia duhet të vazhdojë me përforcimn e qeverisjes të së drejtës dhe pavarësisë së jurisprudencës, reformën në administratën publike dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

"Gjashtë muajt e parë të vitit janë me rëndësi të veçantë dhe ato do ta përcaktojnë drejtimin e lëvizjes së Maqedonisë në dhjetë vitet e ardhshme. Maqedonia nuk guxon të lejojë edhe në 10 vitet e ardhshme të jetë jashtë BE-së dhe NATO-s. Është shumë e rëndësishme që Maqedonia të vazhdojë të shkojë drejt anëtarësimit të plotë në NATO, pasi që biznesi i pranoi vlerat e anëtarësimit në Aleancë. Derisa Maqedonia është jashtë NATO-s investitorët do ta shohin si vend të rrezikshëm për investime dhe kjo do të ketë pasoja ekonomike", tha ambasadori Riker.

Ai theksoi se integrimin e bllokoi problemi me emrin dhe shtoi se Maqedonia dhe Greqia duhet në mënyrë të përbashkët të bashkëpunojnë dhe ta zgjidhin problemin që të vazhdojnë proceset integruese të Maqedonisë.

"SHBA-ja nuk është palë në procesin e zgjidhjes së problemit me emrin dhe do ta mbështesë secilën zgjidhje të pranueshme dhe të ndërsjellë që do të arrihet nën patronatin e KB-së. Negociatat duhet të udhëhiqen në drejtim të emrit i cili do të përdoret në nivel ndërkombëtar dhe në çdo spektër. Besoj se kjo mund të zhgjidhet nëse nuk preket në pjesët e tjera siç janë identiteti dhe gjuha", tha Riker.

Ambasadori amerikan theksoi se në vitin 2010 Maqedonia duhet të vazhdojë me reformat në gjyqësi dhe në administratën publike, përmirësimin e dialogut politik dhe marrëdhëniet ndëretnike, tejkalimin e barrierave etnike, tërësisht të funksionojë decentralizimi, ndërsa Qeveria edhe më shumë të punojë në tërheqjen e investitorëve dhe tërësisht t'i implementojë reformat të cilat tani më i ka bërë.

"SHBA-ja është mike e madhe e Maqedonisë dhe që nga pavarësia deri më tani ka investuar më shumë se miliardë dollarë. Ky vit për Maqedoninë do të jetë vit i sfidave dhe SHBA-ja do të vazhdojë me ndihmën e vendit e cila sivjet do të jetë për 20 për qind më e madhe nga viti i kaluar dhe do të jetë 30 milionë dollarë", theksoi ambasadori Riker.

Euroambasadori Fuere si sfidë kyçe për vitin 2010 për Maqedoninë, gjithashtu e theksoi, problemin me emrin.

"Vitin e kaluar Maqedonia mori liberalizim të vizave dhe rekomandim nga Komisioni Evropian të fillojë negociata për anëtarësim në BE. Edhe unë si shumë të tjerë isha i dëshpëruar për shkak të faktit që nuk ishte e mundur Këshilli Evropian të përcaktojë datë për fillimin e negociatave për shkak të problemit me emrin. Pres çështja e emrit të zgjidhet, ndërsa për këtë duhet vizion, guxim dhe lidership i fuqishëm. Shpresoj se mund të gjendet zhgjidhje që Maqedonia të vazhdojë rrugën drejt afrimit të BE-së dhe NATO-s", tha Fuere duke theksuar se të gjithë dëshirojnë Maqedonia së shpejti ta marrë vendin e merituar në kombet evropiane.

Ai theksoi se sivjet duhet të vazhdojë procesi i reformave, të përforcohet dhe përmirësohet biznes klima që të krijohen vende të reja të punës me çka, siç tha, do të zbutet problemi më i madh - papunësia.

"E domosdoshme është të theksohet rëndësia e dialogut politik pasi që është për të ardhur keq të shihet se si partitë politike hahen me njëra-tjetërn në vend që të kahëzojnë energjinë nga arritja e konsenzusit si mundësi e veçantë për vazhdimin e proceseve integruese", tha Fuere.

Sipas tij është e domosdoshme të rritet cilësia dhe pavarësia e gjykatave dhe të bëhen garanci për sigurinë juridike në shtet që të tërhiqen investitorët potencialë, të vazhdojë reforma në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit.

"Qeveria duhet më shumë kohë t'i kushtojë problemeve të cilat i thekson bashkësia afariste, ndërsa ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme t'u përmirësohet statusi pasi që ato mund të krijojnë vende të reja të punës. Vitin e kaluar Maqedonia bëri zhvillim të madh në shumë sfera dhe Qeveria duhet të vazhdojë në këtë drejtim", theksoi euroambasadori Fuere.

Zëvendës ambasadorja e Spanjës në Maqedoni Garsia de Lara tha se edhe përskaj vitit të krizës 2009, Bashkimi Evropian vazhdon me politikën e zgjerimit veçanërisht pas sjelljes së Traktatit të Lisbonës me të cilin hapen dyert për anëtarësimin e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.

"Hapja e negociatave qasëse me Maqedoninë do të jetë njëra prej temave e cila do të shqyrtohet gjatë kryesimi spanjoll me BE-në", tha Garsija de Lara.

Sekretari shtetëror i SÇE Andonovski theksoi se viti 2010 për Maqedoninë është vit me shumë shpresa, por edhe sfida dhe se sivjet pritet datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe shfrytëzim i suksesshëm i IPA fondeve.

I pyetur nëse Qeveria ka kapacitet ta zgjidhë problemin me emrin, Andonovski tha se Qeveria me përkushtim punon në gjetjen e zgjidhjes për emrin me ndërmjetësimin e KB-së, por, siç tha, vetëm kur nga ana tjetër ka negociues korrekt mund të ketë sukses në negociata.

Publikuar: 22.01.2010 | 22:33
Lexuar: 537 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime