Është interesant se si kryetari i BFI-së, i cili bëri një blasfemi të dorës së parë kur e thirri Allahun që ta bllagosllov Gruevskin, tash është mshel si miu në vrimat më të skajshme. Normalisht se ai mban përgjegjësi të skajshme për këtë tolerancë dhe për këtë mundësi që në tokat e shqiptarëve të vendosen kisha dhe të pamundësohen ndërtimet e objekteve kulturore që kanë të bëjnë me fenë dhe kulturën e shqiptarëve, deklaroi Mendu Thaçi- kryetar i PDSH-së.
Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi është përgjegjës për mundësinë që i ka dhënë qeverisë që në tokën shqiptare të ndërtohet kishë, ka deklaruar kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i cili konsiderohej si shumë i afërt me Rexhepin në kohën kur pikërisht qeveria ku bënte pjesë edhe vetë PDSH-ja kishte marrë vendimin për ti falur tokën KOM-it. Rexhepi nuk mundte të besonte se Thaçi kishte deklaruar diçka kundër tij pa e dëgjuar.
Është interesant se si kryetari i BFI-së, i cili bëri një blasfemi të dorës së parë kur e thirri Allahun që ta bllagosllov Gruevskin, tash është mshel si miu në vrimat më të skajshme. Normalisht se ai mban përgjegjësi të skajshme për këtë tolerancë dhe për këtë mundësi që në tokat e shqiptarëve të vendosen kisha dhe të pamundësohen ndërtimet e objekteve kulturore që kanë të bëjnë me fenë dhe kulturën e shqiptarëve, deklaroi Mendu Thaçi- kryetar i PDSH-së.
Ai më tej shtoi se 180 gradë ka ndryshuar mendimin për kryetarin e BFI-së. Nuk është problemi i imi apo partisë, por mendoj se ai duhet ti kërkoj falje publike njëherë direkt Zotit Allahut, mandej besimtarëve që i ka fyer. Ai ka kërkuar që Allahu ta bllagosllovit antimyslimanin dhe antishqiptarin më të madh, u shpreh Thaçi.
Ndërsa, i pyetur në lidhje me këto akuza, kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi, u shpreh: Këtë e dëgjojmë prej jush... Nuk kam koment fare, përderisa nuk kam dëgjuar unë personalisht asgjë dhe nuk kam koment në lidhje me deklaratat e askujt....
Thaçi nuk ka lënë pa ofenduar dhe kritikuar as Këshillin për ndërtimin e Burmali Xhamisë, duke i akuzuar ata se punojnë për shërbimet antishqiptare.
Është edhe një i shëmtuar i paparë që paraqitet si kryetar i Këshillit iniciator për ndërtimin e kësaj xhamie. Opinioni duhet të ketë njohuri se ai dhe shokët e tij kanë punuar dhe punojnë për të gjitha shërbimet antishqiptare dhe nuk duhet pasur asnjë shpresë se persona të tillë do të arrijnë ta përmirësojnë këtë gjendje dhe këtë situatë, theksoi Thaçi.
Ndërsa, pasoi reagimi i kryetarit të Këshillit për ndërtimin e Burmali Xhamisë, Ramadan Ramadani: Ajo që më bie në hise të sqarojë edhe personalisht është se shkolla juridike islame të cilës i takoj unë dhe shumica e shokëve të mi parasheh që çdo prekje e qenit e prish abdesin, kurse këto janë punë të xhamisë bëhen vetëm me abdes dhe ne nuk dëshirojmë ta prishim abdesin ose të humbim diçka nga pastërtia jonë duke u marr me qen.
Reagimet e tilla të Thaçit erdhën një ditë pasi zëvendëskryeministri Abdilhaqim Ademi në emisionin Rruga drejt në Alsat, për herë të parë haptazi bëri publik faktin se BFI ka qenë ajo që ka bërë pazar me Gruevskin dhe ka lejuar ndërtimin e kishës në shesh, ndërsa për kompensim ka kërkuar tokë për ndërtimin e rezidencës në afërsi të Kalasë duke anashkaluar çështjen e ndërtimit të xhamisë Burmali.
Valmir Kuçi, Alsat-M