Nuk shoh se çfarë norme kam shkelur, cilën konventë ndërkombëtare ose ligj apo rregull në Republikën e Maqedonisë që të barti përgjegjësi. Vendimi është shumë i thjeshtë - në Republikën e Maqedonisë të mësohet gjuha maqedonase", u përgjigj Nikola Todorov, ministër i Arsimit
Ministri i Arsimit, Nikola Todorov, nuk do të jap dorëheqje për shkak të vendimit që gjuha maqedonase të mësohet që prej klasës së parë nga nxënësit e bashkësive etnike joshumicë në vend, ndonëse këtë prej tij e ka kërkuar një pjesë organizatave joqeveritare si dhe disa parti politike. Todorov sot konfirmoi se ky vendim do tiu ndihmojë nxënësve që të funksionojë më mirë dhe se kjo është në frymën e Marrëveshjes Kornizë.
Nuk shoh se çfarë norme kam shkelur, cilën konventë ndërkombëtare ose ligj apo rregull në Republikën e Maqedonisë që të barti përgjegjësi. Vendimi është shumë i thjeshtë - në Republikën e Maqedonisë të mësohet gjuha maqedonase", u përgjigj Nikola Todorov, ministër i Arsimit.
Kryeministri Gruevski deklaroi se mësimi i gjuhës maqedonase te nxënësit e klasës së parë nga bashkësitë etnike joshumicë është një vendim që u miratua në gusht pas takimit me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend. Ai shprehu keqardhje për shkak se gjuha maqedonase është bojkotuar vetëm nga nxënësit shqiptarë.
"Pjesërisht po aplikohet te të gjitha grupet e tjera etnike, vetëm sikurse që po vërejë tek një bashkësi etnike ka bojkotim për çka më vjen shumë keq dhe për çka besoj se do të rishqyrtohet", shtoi Gruevski.
Përndryshe, para dy ditësh në deklaratën për ALSAT-M, Ademi kërkoi përgjegjësi nga Ministri i Arsimit Todorov dhe arsyetoi atë me faktin se mësimi i gjuhës maqedonase, nuk është vendim i Qeverisë, por vetëm një konkluzion.
"Ky konkluzion nuk është vendim, pastaj duhej që të zbatohet dhe prezantohet strategjia e OSBE-së për sistemin e arsimit të integruar në Maqedoni, por strategjia nuk është miratuar dhe ka mbetur ende në Ministrinë e Arsimit, ky është konkluzion dhe ne kishim edhe deklarata lidhur me këtë", sqaroi zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi.
Sipas Ademit, strategjia e OSBE-së i siguron komunave me popullsi shumicë shqiptare që nxënësit maqedonas ta mësojnë edhe gjuhën shqipe.
Frosina Pandurska-Dramiçanin