E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Koncertin "Me humanizëm drejtës dritës", përveç të tjerash, do të performohen tetë këngë të cilat Toshe i ka kompozuar, ndërsa do t'i këndojnë miqtë e tij të ndryshëm, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi ta dëgjojnë edhe premierën e këngës "Ende ëndërroj se jemi bashkë" në versionin serb të cilën ai e ka incizuar në verën e vitit 2007, ndërsa e ka shkruar kompozitori Mirosllav Rus
Koncert humanitar nė prag tė ditėlindjes se Toshes









Në prag të ditëlindjes së yllit të madh të muzikës maqedonase Toshe Proeski, sonte në sallën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup do të mbahet koncert humanitar nën moton "Me humanizëm drejt dritës".

Në Koncertin "Me humanizëm drejtës dritës", përveç të tjerash, do të performohen tetë këngë të cilat Toshe i ka kompozuar, ndërsa do t'i këndojnë miqtë e tij të ndryshëm, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi ta dëgjojnë edhe premierën e këngës "Ende ëndërroj se jemi bashkë" në versionin serb të cilën ai e ka incizuar në verën e vitit 2007, ndërsa e ka shkruar kompozitori Mirosllav Rus. Do të promovohen edhe video klipet për këngët "Guilty" dhe "Forever in a Day" nga albumi anglez "The hardest thing".

Koncerti është në organizim të Fondacionit "Toshe Proeski", nën patronazhin e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës, ndërsa me qëllim të grumbillimit të mjeteve për realizimin edhe të një ëndrre të madhe të Toshes lidhur me shtëpinë e tij shpërtërore në Krushevë, gjegjësisht shenjtërimin e manastirit "Shën Preobrazhenie", ku ai e gjente qetësinë e tij. EVN Maqedonia me donacion për elektrifikim inkuadrohet me përpjekjet për vendosjen e dritave në manastir. Qeveria dhe Ministria e Kulturës realizuan disa projekte në nder të legjendës maqedonase.

Në vijim është ndërtimi i Shtëpisë-përkujtimore të Toshe Proeskit në Krushevë, promovimi i të cilit pritet gjatë vitit 2010.

Me rastin e ditëlindjes së Toshe Proeskit, sot me fillim në orën 13 në sallën sportive Forca-Mobimak në Shkup do të mbahet turnir në futboll të vogël dhe program kulturor të rastit të titulluar "Qëndro si dritë".

Më 25 janar do të shënohen 29 vjet nga lindja e legjendës maqedonase. Ylli i paharrur me zë bilbili ka lindur në Krushevë. Shkollën fillore e kreu në "Nikolla Karev" në qytetin e lindjes, ndërsa dashuria ndaj muzikës e bart në bankat e shkollës së mesme të muzikës në Manastir, pastaj më vonë në Fakultetin për arte muzikore në Shkup.

Publiku nga e gjithë bota menjëherë e njohu yllin në të. Rrugën drejt famës e filloi në Prilep me fitoren në festivalin e tinejxherëve "Melfest" dhe me debutimin në "Makfest" me këngën "Më lësho". Koncertin e parë Toshe e mbajti në patinazhin e Shkupit në vitin 1999 në një mbrëmje korriku me reshje të rrëmbyeshme shiu, me ç'rast pasuan performanca, hite, koncerte të panumërta, si dhe shtatë albume deri në ditën e vdekjes së tij. Pas vdekjes u publikua albumi i tij i tetë "The hardest thing" në gjuhën angleze.

Jeta e engjëllit maqedonas u shua më 16 tetor të vitit 2007. Toshe vdiq në aksidentin e trafikut afër Nova Gradishkës në rrugën drejt Zagrebit.

Në nder të ikonës maqedonase nesër, në ditën e ditëlindjes së tij, Enti republikan për transfuziologji organizon aksion për dhurim të gjakut. Arsye për këtë aksion është vazhdimi i misionit human të Toshes. Nga Enti u bëjnë thirrje qytetarëve të inkuadrohen në aksionin i cili fillon në ora 9.

Publikuar: 24.01.2010 | 04:57
Lexuar: 454 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime