Për dorëheqje të parevokueshme të ministrit Nikolla Todorov është prononcuar edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë të Kumanovës dhe Likovës. Ata në një komunikatë për media thonë se ministri Todorov do të duhet të japë përgjegjësi për keqësimin e marrëdhëniet ndëretnike, nxitjen e urrejtjes dhe ndarjes me vendimin e marrë.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në mënyrë kategorike i sugjerojnë ministrit të Arsimit Nikolla Todorov që të mos konsultohet me ekspertë juridikë mbi ligjshmërinë e vendimit, por ta tërheq atë urgjentisht nga shkollat. Sipas kryetarit të LASH - it vendimi është kundërligjor. Nga LASH-i theksojnë se në vetë ligjin e arsimit fillor thuhet qartë se nxënësit jo maqedonas do të duhet që maqedonishten ta mësojnë nga klasa e katërt. Vendimi i Todorovit nuk gjen vend as në programet e zhvillimit të arsimit nga 2005 deri në 2015 ën thotë, Dardhishta.
Ai vetë si jurist nuk guxon të bëj kësi gabime. Sipas gjitha alineve është shumë e qartë për një jurist të thjesht se vënia e maqedonishtes në arsimin fillor prej klasës së parë është jashtëligjore. Këtë vendim ministri patjetër duhet ta tërheq pra do duhet të mbetet me ligjin aktual që është dhe të mbetet me strategjinë e byrosë për zhvillimin e arsimit sidomos atë strategjinë që është 2005 2015, deklaroi Nuhi Dardhishta kryetar i LASH.
Nga Organizata Joqeveritare Realiteti paralajmërojnë ngritje të padisë kundër ministrit të Arsimit Nikolla Todorov për kaosin e shkaktuar në arsim me vënien e maqedonishtes nga klasa e parë.
Duke pa se ministri po vazhdon me kokëfortësinë e tij për fat të keq, ne jemi në biseda dhe konsulta me ekspertë tanë juridik për të ngrit aktpadi tejet serioze ndaj ministrit në gjyqin themelor në gjykatat tona. Mendoj se ky traumatizim që u bëhet prindërve shqiptarë dhe duke u nisur nga gjitha problemet që ministri dhe ministria i posedon besoj se duhet të merren masa në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike, theksoi Valon Bela kryetar i OJQ Realiteti.
Ndërkohë, nga Lëvizja Qytetare Zgjohu! kërkojnë dorëheqjen e ministrit Todorov pasi ai ka shkelur Ligjin e arsimit fillor, sugjerimet e OSBE së që nxënësit të mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit si dhe nxitjen e nacionalizmit dhe ksenofobisë midis qytetarëve të etnive të ndryshme në vend.
Ndryshimi i vendimit të ministrit është një hap i pamjaftueshëm, më i vogli që mund të pritej por besojmë dhe jemi në qëndrim që vendimi i ministrit duhet të tërhiqet tërësisht dhe ministri të jep dorëheqje, tha Bekim Hoxha përfaqësues i Lëvizjes Qytetare Zgjohu.
Për dorëheqje të parevokueshme të ministrit Nikolla Todorov është prononcuar edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë të Kumanovës dhe Likovës. Ata në një komunikatë për media thonë se ministri Todorov do të duhet të japë përgjegjësi për keqësimin e marrëdhëniet ndëretnike, nxitjen e urrejtjes dhe ndarjes me vendimin e marrë. Ata kanë marrë vendim që të bojkotohet vendimi i ministrit të arsimit Nikolla Todorov, përnjëherë dhe pa kurrfarë kushtesh të tërhiqet. Ky vendim është mbështetur nga udhëheqësit e shkollave fillore të dy komunave, pedagogët e tyre dhe përfaqësuesve të këshillave prindorë të fëmijëve shqiptarë.
Meral Ismaili