E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Këshilli iniciator për themelimin e gjimnazit në gjuhën shqipe në Kumanovë paralajmërojnë se zvarritja apo mospërfillja e kërkesës së tyre do t’i detyrojë ata të ndërmarrin masa të tjera, për të realizuar kërkesën e tyre.
Kėrkohet gjimnaz nė gjuhėn shqipe nė Kumanovė











Qytetarët shqiptarë të Kumanovës kërkojnë shkëputjen nga gjimnazi “Goce Dellçev”, dhe themelimin më vete të një gjimnazi në gjuhën shqipe. Këshilli koordinues i prindërve dhe profesorëve të paraleleve shqipe në gjimnazin ‘Goce Dellçev’, vlerësojnë se janë plotësuar të gjitha kushtet për themelimin e shkollës së mesme shqipe.

Ata i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të shqyrtojnë kërkesën e tyre për një shkollë të pavarur. Këtë kërkesë, ata e bazojnë në raportin e komisionit të ministrisë së Arsimit, i cili ka dhënë pëlqimin për themelimin e gjimnazit të pavarur.

“Pas kontrollimit të hollësishëm të hapësirave të objektit, të kushteve të punës, të përgatitjes profesionale të kuadrit mësimor, të plan-programit mësimor, ky komision lëshon një raport me shkrim, në të cilin thuhet se janë të plotësuara kushtet për punë të një shkolle të re Komunale në komunë të Kumanovës. Ne si këshill koordinues, kërkojmë nga ministri dhe zëvendësministrja e Arsimit që raportin e lartpërmendur nga komisioni i MASH-it t’a dorëzojnë në Qeveri dhe të bëhet i mundshëm themelimi i një shkolle të re, gjimnazi në gjuhën shqipe në Kumanovë”, thotë Memet Aziri, kryetar i Këshillit të prindërve.

Nga ministria e Arsimit, zvarritjen e këtij problemi e arsyetojnë me faktin se deri tani ministria e Financave nuk kishte dhënë pëlqimin për një gjë të tillë. Zëvendësministrja Lindita Qazimi se është arritur marrëveshje me ministrinë e Financave që me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator të 2010, gjimnazi shqip i Kumanovës të nis funksionimin si i pavarur nga ai ‘Goce Dellçev’.

“Ne kemi përgatitur tekstet e reja për të njëjtën problematikë dhe mendoj se shumë shpejtë do të jenë edhe në procedurë qeveritare, mirëpo realizimi i tyre do të fillojë në shtator, jo vetëm për Kumanovën por edhe për shkollat e tjera. Ajo që dua të theksojë, se nuk ka asnjëfarë pengese, asnjëfarë problemi të natyrës tjetër, ka qenë vetëm çështja financiare, e cila është kërkuar nga ana jonë që të harmonizohet me ministrinë e Financave", shpjegon Lindita Qazimi, zëvendësministre e Arsimit.

Nga Këshilli iniciator për themelimin e gjimnazit në gjuhën shqipe në Kumanovë paralajmërojnë se zvarritja apo mospërfillja e kërkesës së tyre do t’i detyrojë ata të ndërmarrin masa të tjera, për të realizuar kërkesën e tyre. Iniciativën për themelimin e gjimnazit në gjuhën shqipe, ata e mbështesin edhe në bazë të paraleleve dhe numrit të nxënësve shqiptarë.
Shkëlzen Aqifi

Publikuar: 27.01.2010 | 00:02
Lexuar: 971 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
alba (30/04/2010 20:51:20) hey a e njef dikush nje enis aliu

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime