E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fitohet përshtypja që këto provokime janë të qëllimshme dhe bëhen me prapavija politike për të nxitur tension në marrëdhëniet ndëretnike për konsumim të brendshëm”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “Zgjohu” ku vlerësohet se rekomandimet e Vollebæk janë plotësisht në vijë me kërkesat e kësaj lëvizje.
Zgjohu: Pse Qeveria e fshehu letrėn e Vollebekut?










Lëvizja Qytetare “Zgjohu” mirëpret letrën e Komisarit të Lartë të OSBE për të drejtat e pakicave, Knut Vollebæk dhe është thellësisht e dëshpëruar nga fakti që Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të fshehë përmbajtjen e letrës që sipas raporteve në media, është dërguar me 18 janar 2010 dhe ka lejuar ngritjen e tensioneve ndëretnike në përmasa të papërmirësueshme duke ndikuar drejtpërdrejt në mosbesim të skajshëm nga shqiptarët.

“Kjo taktikë e Qeverisë për të shtyrë marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë deri në gërmi po bëhet praktikë dhe kjo tendencë ishte aktuale edhe gjatë rastit të Falsiklopedisë së ASHAM, marrëdhënieve me Kosovën dhe për fat të keq po përsëritet edhe me fëmijët, prindërit dhe mësuesit shqiptar me imponimin e gjuhës maqedonase. Fitohet përshtypja që këto provokime janë të qëllimshme dhe bëhen me prapavija politike për të nxitur tension në marrëdhëniet ndëretnike për konsumim të brendshëm”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “Zgjohu” ku vlerësohet se rekomandimet e Vollebæk janë plotësisht në vijë me kërkesat e kësaj lëvizje.

Lëvizja “Zgjohu” edhe më tej mbetet në kërkesën që ministri i Arsimit Nikolla Todorov të japë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale, për thyerje të ligjit për arsim, për mosrespektim të strategjisë afatgjate për zhvillim të arsimit, për manipulim me rekomandimet e OSBE si dhe për diskriminim ndaj nxënësve, prindërve dhe mësuesve shqiptarë.

“Dorëheqja e pakusht e Ministrit Todorov kërkohet edhe për arsye të deklaratës së tij diskriminuese që për fëmijët maqedonas do të paraqiste ngarkesë e tepërt ajo që ai vetë vendosi t’ju imponon fëmijëve shqiptar”, theksohet në kumtesën e lëvizjes qytetare "Zgjohu".

“Zgjohu” apelon deri te Qeveria që ditë më parë të përqafojë rekomandimet e Vollebæk dhe të konsultohet paraprakisht me ekspert shqiptarë dhe të tjerë për çdo çështje që prek marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend për të evituar radikalizim të situatës në vend në kohë kur të gjitha energjitë duhet të fokusohen në proceset integruese të vendit në strukturat EuroAtlantike.

Publikuar: 27.01.2010 | 16:32
Lexuar: 250 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime