E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Byroja kreditore e Maqedonisë është shoqatë aksionare e themeluar nga Shtëpia e Kliringut Sisteme ndërbankare SHA Shkup, në emër të bankave, e cila punën e vet e rregullon në pajtim me Ligjin për kyro kreditore. U themelua si rezultat i iniciativës dhe mbështetjes nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Prej sot fillon me pune byroja kreditore










Byroja kreditore e Maqedonisë prej sot fillon me punë operative. Me këtë pritet të krijohen kushtet për rritjen e disciplinës financiare në shlyerjen e obligimeve, si dhe për stabilitet më të madh financiar të anëtareve të Byrosë dhe parandalim të tejdetyrimit të personave juridikë dhe fizikë.

Byroja kreditore e Maqedonisë është shoqatë aksionare e themeluar nga Shtëpia e Kliringut Sisteme ndërbankare SHA Shkup, në emër të bankave, e cila punën e vet e rregullon në pajtim me Ligjin për kyro kreditore. U themelua si rezultat i iniciativës dhe mbështetjes nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Funksioni i saj është të grumbullojë dhe përpunojë të dhëna për obligimet e subjekteve dhe rregullshmërinë në përmbushjen e tyre. Byroja do të sigurojë raporte për detyrimin dhe rregullshmërinë në përmbushjen e obligimeve për personat të cilët kanë të bëjnë me obligime të llojit të kredive, garancave, akreditiveve, huave, kartelave pagesore, lizingut financiar, sigurimit, obligimeve për shërbime nga sfera e energjetikës, të dhënave komunale, taksave, kontributeve, si dhe obligime në bazë të shfrytëzimit të shërbimeve të tjera. Të dhënat do t'i dorëzojnë anëtaret e Byrosë kreditore të Maqedonisë, si bankat, shoqatat aksionare për lizing financiar, ofrues të tjerë të kredive, shoqatat për punë me kartela kreditore, Drejtoria për të ardhura publike, Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Republikës së Maqedonisë, Qyteti i Shkupit dhe njësitë e administratës lokale, ofrues të shërbimeve nga sfera e veprimtarive komunale, energjetika, telekomunikimet dhe shoqata të tjera tregtare të cilat japin shërbime në bazë të të cilave krijohen obligime për personat fizikë dhe juridikë.

Byroja kreditore, ofruesit e të dhënave dhe shfrytëzuesit e të dhënave janë të obliguar që të dhënat dhe raportet për individë t'i mbrojnë dhe t'i ruajnë si fshehtësi afariste, për çka o të ndërmarrin masa adekuate administrative, teknike dhe organizative në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale kryen mbikëqyrjen e punës së Byrosë kreditore të Maqedonisë dhe ka dhënë dakorduar me aktet e saja në pjesën që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale. Byroja kreditore e Maqedonisë ka mbështetjen edhe të Bankës Botërore dhe të USAID-it Maqedoni.

Prej sot është aktive internet faqja e Byrosë kreditore të Maqeonisë www.mkb.mk./mia/

Publikuar: 27.01.2010 | 05:55
Lexuar: 750 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime