E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Dimitris Drucas do të takohet më 2 shkurt në Uashington me sekretaren e Shtetit amerikan Hilari Klinton.
Ngjeshet agjenda pėr emrin








Takimi Drucas-Klinton më 2 shkurt në Uashington

Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Dimitris Drucas do të takohet më 2 shkurt në Uashington me sekretaren e Shtetit amerikan Hilari Klinton.

Detajet për përmbajtjen e këtyre bisedimeve nuk janë të publikuara, me përkujtim se kjo do të bëhet para shkuarjes së Drucasit në SHBA.

Në kumtesën, të cilën e publikoi Ministria e Punëve të Jashtme në Athinë, është theksuar se Drucasi do të bisedojë edhe me Xhejms Stajnberg, zëvendës i sekretares së Shtetit amerikan.

U konfirmua takimi Milloshoski - Drucas në Londër

Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski dhe shefi alternativ i diplomacisë greke Dimitris Drucas do të takohen nesër pasdite në Londër në margjinat e Konferencës ndërkombëtare kushtuar Afganistanit.

Takimin, që e inicoi MPJ-ja e Maqedonisë, e cila javën e kaluar bëri kërkesë deri te Athina zyrtare, është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, përmes kumtesës së publikuar mbrëmë.

Përveç dallimeve mes dy shteteve rreth kontestit për emrin e Republikës së Maqedonisë, pritet që Milloshoski dhe Drucasi të bisedojnë edhe për ngritjen e nivelit të zyrave për lidhje në ambasadat e Shkupit dhe Athinës, për nënshkrimin e marrëveshjes për shmangien e tatimeve të dyfishta, si dhe për hapjen e kalimeve kufitare të reja mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, iniciativa të cilat ministri i Maqedonisë për Punë të Jashtme i ngriti gjatë takimit me Drucasin nga fundi i vitit të kaluar në Athinë, në margjinat e konferencës së ministrave të OSBE-së.

Publikuar: 27.01.2010 | 19:25
Lexuar: 619 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime