E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bora dhe temperaturat e ulëta që gjatë natës së kaluar kapluan Maqedoninë e vështirësuan komunikacionin në tërë vendin, ndaj në disa pjesë të vendit është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore.
Bora veshtiresoi komunikacionin











Në Shkup është vështirësuar zhvillimi i komunikacionit në orët e mbrëmjes, kur për shkak të temperaturave të ulëta u formua mbulesë më e vogël e borës edhe nëpër rrugë, ndërsa u shkaktuan edhe disa aksidente të vogla trafiku, në të cilat është shkaktuar vetëm dëm material.

Ekipet e ndërmarrjes “Rrugë dhe rrugica” kanë intervenuar me hedhjen e kripës në të gjitha rrugët kryesore, ndërsa e njëjta gjë është bërë edhe gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ndaj nuk kishte ngecje më të mëdha në trafik.

Problem të vetëm paraqiste bora në vendbanimet më të larta të Shkupit, ku rrugë lokale nuk ishin pastruar me kohë, ndaj edhe një pjesë e qytetarëve u vonuan në vendet e tyre të punës.

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale nëpër shtet zhvillohet me vështirësi në kushte dimërore, për shkak të reshjeve të borë dhe mbetjeve në rrugë. Ndalesa dhe kufizime nuk ka, vetëm se në aksin malor Preseka është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore vetëm për automjetet e rënda transportuese.
Komunikacioni hekurudhor dhe i autobusëve zhvillohet normalisht, me vonesa më të vogla.

Meteorologët për sot nuk presin reshje të reja të borës, kështu që gjatë ditës është e mundshme edhe shkrirja e mbulesës së vogël të borës në vendet më të ulëta.

Kënaqësi nga bora e re ka edhe në qendrat e skijimit, ku lartësia e borës është i mjaftueshëm për sportet dimërore./alsat-m/

Publikuar: 28.01.2010 | 03:00
Lexuar: 462 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime