Rreth orës 13, kur në urë kishte turmë njerëzish, një shkupjan, pa menduar, para syve të të gjithëve u hodh nga ura që ta shpëtojë vajzën që ngulfatej në lum.
Trimi shkupjan, pasi e ka kapur për këmbë, me gjithë forcën e tij e nxjerri të ngulfaturën deri te shtyllat nën urë, e lidhi me litar që ia hodhën nga ura dhe të gjithë së bashku për disa minuta e ngritën vajzën të gjallë në urë, shkruan gazeta ditore "Vest".
Qindra kalimtarë dje ishin të mbledhur në Urën e Gurit në Shkup dhe e shikonin dramën shpëtuese rrënqethëse e cila ndodhte në ujrat e Vardarit.
Rreth orës 13, kur në urë kishte turmë njerëzish, një shkupjan, pa menduar, para syve të të gjithëve u hodh nga ura që ta shpëtojë vajzën që ngulfatej në lum.
Duke notuar në ujin e ftohtë, ai arriti ta kapë për këmbë dhe me gjithë fuqinë e tij vetë arriti ta zvarrisë deri te njëra prej shtyllave të urës. Me litar, të cilin ia hodhën nga turma e njerëzve me panik, e lidhi vajzën për krahë, dhe të gjithë së bashku për disa minuta e nxjerrën të ngulfaturën të gjallë në urë.
Pasi e shpëtuan, vajza me automjet menjëherë është dërguar në Spitalin e Qytetit. Sipas informatave të para të mjekëve, ajo është jashtë rrezikut të jetës.
Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë bëri edhe policia Bëhet fjalë për 24-vjeçare Sabaat J. nga fshati Batincë i Shkupit. Nga policia thonë se vajza deri më tani nuk ka qenë e paraqitur si e zhdukur. Nuk dihet as edhe se nëse ajo dje pasdite ndodhej në Vardar.
Sipas të thënave të dëshmitarëve, vajza është hedhur nga ura Goce Dellçev, pastaj uji e ka sjellë madje deri te Ura e Gurit ku trimi shkupjan e ka vërejtur dhe e shpëtoi. Tani për tani nuk dihet nëse vajza ka dashur të vetëvritet ose, madje, dikush me qëllim e ka hedhur në ujë.