Vendimi qeveritar për import të automjeteve të përdoruara, më të vjetër se 10 vjet është masë sociale, e jo ekonomike, deklaroi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave nga rajoni juglindor dhe përfaqësues të kazinove.
Vendimi qeveritar për import të automjeteve të përdoruara, më të vjetër se 10 vjet është masë sociale, e jo ekonomike, deklaroi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave nga rajoni juglindor dhe përfaqësues të kazinove.
"Kjo është masë kohore. E targetuar për grupin e qytetarëve të cilët momentalisht shfrytëzojnë automjete me cilësi më të keqe, EUR 0, që domethënë se me këtë do të përmirësohet gradualisht jo nga EUR 0 në EUR 4 apo EUR 3, por do të kenë mundësi t'i ndërrojnë nga EUR 0 në EUR 1, pastaj në 2 dhe 3 varësisht nga kapaciteti i tyre financiar", tha Besimi.
Në gjashtë muajt e ardhshëm, shtoi ai, do të importohet vetëm EUR 1, kurse EUR 2 do të mund të importohet në gjashtë vitet e ardhshme, kur Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së, që plotësisht të jetë në harmonizim me direktivat dhe standardet e BE-së.
Në pyetje të gazetarëve nëse do të ulen harxhimet për doganë dhe akciza, Besimi u përgjigj se kjo është temë për të cilën tani është duke u diskutuar.
"Me Rregulloren përfshihen vetëm viti i automjetit, e jo të dhënat tjera që kanë të bëjnë gjatë importit të automjeteve", theksoi ministri.
Në takimin e djeshëm, pasi afaristët i treguan argumentet e tyre kundër vendimit qeveritar për import të automobilave më të vjetër, Besimi, siç informoi, ka sqaruar se sipas statistikave, prej 300.000 automjeteve në Maqedoni, rreth 30 për qind momentasisht janë me EUR 0, kurse prej 12.000 deri 15.000 janë të reja, që korrespondon me vlerësimet e importuesve.
"Vendimi ynë do të jetë më interesant për pronarët e automjeteve me EUR 0. Ata do të mund të blejnë automjete me EUR 1 për shkak se nuk mund të bëjnë kërcim më të madh në EUR 3 apo EUR 4. Ai është vendim qeveritar, që të përmirësohet gjendja nga aspekti ekologjik", potencoi ministri Besimi.