E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë periudhës 14 shtator-31dhjetor 2009, në sistemin arsimor ishin punësuar me kontrata, të përkohshme 2243 arsimtarë në të gjithë vendin. Viti i kaluar ka sjellë edhe një konflikt midis punonjësve dhe Ministrisë.
Kėtė vit, mė pak arsimtarė me kontratė tė pėrkohshme










Yllka Lezo

Mësuesit me kontratë të përkohshme, qeveria miraton vendet e lira

Qeveria ka vendosur dje që numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për muajin janar 2010, të vitit shkollor 2009 -2010,do të jetë 2011 punonjës.

Ndërsa për semestrin e dytë të vitit shkollor që përkon me periudhën 1 shkurt - 30 qershor 2010, numri i punonjësve me kontrata të përkohshme do të jetë 704. Sipas këtij vendimi të marrë nga këshilli i ministrave, rreth 1804 punonjës nuk do të kenë më mundësinë të rilidhin sërish kontrata të përkohshme pune në arsim. Kjo kontrata, e cila lidhet midis punonjësit mësimor dhe institucionit do të përmbajë si kushtet e punës, ashtu edhe kohëzgjatjen.

Gjatë periudhës 14 shtator-31dhjetor 2009, në sistemin arsimor ishin punësuar me kontrata, të përkohshme 2243 arsimtarë në të gjithë vendin. Viti i kaluar ka sjellë edhe një konflikt midis punonjësve dhe Ministrisë. Arsimtarët e punësuar nëpërmjet kësaj formule, u gjendën përpara një vendimi të MASH, për pushimin nga puna të tre mijë punonjësve në të gjithë vendin.

Sipas udhëzimit të datës 5 shkurt 2009, të nxjerrë nga MASH, punonjësit mësimorë të cilët deri më 31 dhjetor 2008, kishin qenë punonjës me kontratë të përkohshme në sektorin e arsimit, duke filluar nga data 1 janar 2009 dhe në vijim, nuk do të vlerësoheshin më si punonjës me kontratë. Këta punonjës do të kalonin në dispozicion dhe do të paguheshin me honorare, në bazë të orëve që do të kryenin në shkolla.

Një vendim i cili u anulua nga qeveria. Për këtë vit, vendimi i ministrave parashikon që efektet financiare në shumën 290 milionë lekë që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të mbulohen nga fondet e miratuara për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në buxhetin e vitit 2010./Shekulli/

Publikuar: 28.01.2010 | 18:50
Lexuar: 821 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime