E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendës-ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit për Evropën, Stjuart Xhons deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat dëshirojnë të inkuadrohen drejt bashkësisë euroatlantike mund të llogarisin në mbështetjen dhe ndihmën e tërësishme nga Uashingtoni.
SHBA-tė do ndihmojnė Ballkanin Perėndimor nė rrugėn e integrimeve







Mbështetja për Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt bashkësisë euroatlantike

Zëvendës-ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit për Evropën, Stjuart Xhons deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat dëshirojnë të inkuadrohen drejt bashkësisë euroatlantike mund të llogarisin në mbështetjen dhe ndihmën e tërësishme nga Uashingtoni.

Duke theksuar se politika e administratës së presidentit Barak Obama nuk është që të kryejë presion çfarëdo vendi, Xhons theksoi se, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Uashingtonit, nevojitet të gjindet mënyrë për bashkëpunim konkret me qëllim që të sigurohet jetë më e mirë për serbët dhe shqiptarët.

Xhons konsideron se çështja e respektimit të pavarësisë së Kosovës është e rëndësishme për rajonin në tërësi.

"Vendet tjera në rajon e njohën Kosovën. Këtë e bëri edhe Maqedonia, e cila kufizohet me Kosovën, ndërsa Mali i Zi paradokohe vendosi edhe marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Edhe vendet e tjera në rajon këtë e bëjnë dhe për këtë arsye dëshirojmë që edhe Serbia t'u bashkangjitet", tha Xhons.

Lidhur me kontestin rreth pjesës veriore të Kosovës, Xhons theksoi se SHBA-ja nuk do të "mbështesë ndarje, e as çrafëdo lloj rrethana të posaçme".

Publikuar: 28.01.2010 | 20:46
Lexuar: 475 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime