E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëheqësi i Qendrës leksikografike dhe kandidati për kryeredaktor, akadmeiku, Mitko Manxhukov, deklaroi se procedura është e ngadalshme, por nëse shkohet sipas rrjedhës, pret që përbërja e redaksisë dhe personi në krye të saj të zgjidhen deri nga mesi i shkurtit.
Akademikėt Efremov dhe Manxhukov, kandidatė pėr kryeredaktorė tė enciklopedisė sė re











Akademikët Gjorgji Efremov dhe Mitkov Manxhukov janë propozuar nga sektorët e ASHAM-it për kryeredaktorë të enciklopedisë së re. Për redaksinë, e cila duhet të ketë nëntë anëtarë, ka më tepër kandidatë. Ata, si dhe kryeredaktorin, do t'i zgjedhë Këshilli i Qendrës leksikografike, pasi që paraprakisht edhe ai organ do të zgjerohet nga pesë në shtatë anëtarë.

Udhëheqësi i Qendrës leksikografike dhe kandidati për kryeredaktor, akadmeiku, Mitko Manxhukov, deklaroi se procedura është e ngadalshme, por nëse shkohet sipas rrjedhës, pret që përbërja e redaksisë dhe personi në krye të saj të zgjidhen deri nga mesi i shkurtit.

Redaksia e re duhet të vendosë se çka do të bëhet me enciklopedinë e vjetër. Sipas Manxhukov, ajo duhet të bëjë analizë gjithëpërfshirëse për botimin kontestues që shkaktoi reagime të ashpra, ndërsa personalisht mendon se enciklopedia e parë është punë e kryer.

"Redaksia së pari duhet të vendosë se çka do të bëhet me enciklopedinë, të japë analizë gjithpërfshirëse me të gjitha anët e mira dhe të këqija. Ndoshta me disa korrigjime. Por, në çfarëdo rasti, ky botim për mua është i kryer, edhe pse nuk mund të flas në emër tërë redaksisë. Këtu nuk ka përmirësime të vogla sepse ato nuk mund ta shpëtojnë enciklopedinë. Përmirësimet do të thonë reciklim", deklaroi Manxhukov në ASHAM, para tubimit të Akademisë me rastin e përvjetorëve të lindjes dhe vdekjes së akademik Sllavko Janevski.

Manxhukov theksoi se enciklopedia e re do të jetë kreejtësisht e re, e përkthyer në gjuhën angleze edhe në formë digjitale dhe, nëse sigurohen të gjitha kushtet, të jetë e gatshme për tre vite.

"Enciklopedia e re nuk mund të bëhet brenda natës. Prej momentit kur do të sigurohen kushtet, e ato nuk janë vetëm mjetet, sepse duhet të krijohet ambient për mbështetje digjitale, bazë të të dhënave... dhe kur e tërë kjo të sigurohet, mendoj se për tre vite mund të kryhet e tërë puna. Varet edhe nga ajo se si ajo o të koncipohet. Sipas meje, ajo duhet të jetë me më pak përcaktime, ndërsa me më shumë tekst dhe sqarime më thelbësore. Ka qindra përcaktime për Maqedoninë të cilat e definojnë dhe nëse merren si përcaktime të vërteta materiale nga të cilat dalin të gjitha të tjerat. Por, ajo nuk është punë e imja, por e tërë redaksisë", tha akademiku Mitko Manxhukov.

Për të nuk është kontestuese të zgjedhet kryeredaktor përderisa e udhëheqë edhe Qendrën leksikografike, duke cekur se edhe deri më tani njerëzit e parë të Qendrës njëkohësisht kanë punuar në projekte.

Publikuar: 28.01.2010 | 21:19
Lexuar: 230 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime