Vizita e mediatorit Metju Nimic në fund të muajit shkurt apo në fillim të muajit mars do të ishte mundësi që edhe një herë Maqedonia dhe Greqia t'i arsyetojnë pozicionet e veta dhe njëkohësisht t'u jepet nxitje për angazhimin e tyre që mëtutje ta dinamizojë punën e tyre dhe të pritet përparim
Vizita e mediatorit Metju Nimic në fund të muajit shkurt apo në fillim të muajit mars do të ishte mundësi që edhe një herë Maqedonia dhe Greqia t'i arsyetojnë pozicionet e veta dhe njëkohësisht t'u jepet nxitje për angazhimin e tyre që mëtutje ta dinamizojë punën e tyre dhe të pritet përparim, u morën vesh në takimin e sotëm bilateral në Londër, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas.
Ministri Milloshoski duke e vlerësuar takimin si në kohë të duhur, potencoi se është biseduar për kontestin bilateral për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, pala greke ka qenë me rezervë lidhur me iniciativën për ngritjen e nivelit të zyrave për lidhje në ambasada në Shkup dhe Athinë.
Në takim është biseduar për hapjen e vendkalimit të ri kufitar te "Markova noga".
Siç deklaroi Milloshoski pas takimit lidhur me iniciativën e Maqedonisë për nënshkrimin e marrëveshjes për lirimin nga tatimi i dyfishtë, Ministria greke e Financave tashmë është duke e shqyrtuar propozimin, kurse Ministria e Maqedonisë është e përgatitur, por mbetet të shihet se çfarë do të jetë vendimi politik nga ana e Greqisë.
Milloshoski në margjinat e Konferencës pati takim të shkurtër me sekretaren amerikane të shetit, Hilari Klinton në të cilin janë këmbyer mendime për angazhimin e Maqedonisë në Afganistan dhe për kontributin që e japim si anëtare e vetme në koalicion që ende është kandidat për antarësim në NATO, kurse gjendet në vendin e katërt sipas kontributit të misionit ISAF.
Ministri Milloshoski lidhur me çështjen e emrit, ia ka sqaruar Klintonit pozicionet e Maqedonisë, por edhe gatishmërinë e shtetit që në mënyrë të përbashkët me Greqinë, siç tha, të lëvizim përpara që të mundemi të arrijmë deri në zgjidhje kompromise e cila do të ishte në pajtim me normat ndëkombëtare me marrëveshjen e përkohëshme dhe me parimet e respektimit të së drejtës së vetëvendosjes së çdo populli.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Milloshoski në fund të Konferencës në Londër theksoi se Maqedonia e përkrah planin e qeverisë së Afganistanit për strategjinë e tranzicionit, kurse ajo përkrahje, vlerësoi ai duhet të vazhdojë nga tërë bashkësia e plotë ndërkombëtare.