E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në raportin e rregullt javor të OBSH-së, theksohet se vala kryesore e përhapjes së gripit A në hemisferën veriore të Tokës ka kaluar në tetor dhe nëntor, por se virusi akoma është aktiv në "Afrikën veriore, Egjipt, disa pjesë të Evropës Lindore dhe Juglindore dhe në disa rajone të Azisë Jugore dhe Lindore, duke e përfshirë edhe Indinë Perëndimore".
OBSH: Intensiteti i gripit A (H1N1) ėshtė nė rėnie










Virusi i gripit të ri i llojit A (H1N1) ende po përhapet në Afrikën Veriore dhe në disa pjesë të Evropës Lindore dhe Juglindore dhe në Azi, por në përgjithësi, intensiteti i sëmundjes është në rënie, kumtoi mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Siç informoi zëdhënësi i OBSH-së, Gregori Harti, në korniza globale, H1N1 edhe më tej mbetet virus dominant i gripit dhe ai ende është i rrezikshëm për shtatzënat dhe për të sëmurët kronikë.

"Megjithatë, aktiviteti i virusit dhe përhapja e gripit të ri është në rënie", tha Harti.

Në raportin e rregullt javor të OBSH-së, theksohet se vala kryesore e përhapjes së gripit A në hemisferën veriore të Tokës ka kaluar në tetor dhe nëntor, por se virusi akoma është aktiv në "Afrikën veriore, Egjipt, disa pjesë të Evropës Lindore dhe Juglindore dhe në disa rajone të Azisë Jugore dhe Lindore, duke e përfshirë edhe Indinë Perëndimore".

Nga pasojat e infektimit me virusin H1N1, nga prilli i vitit të kaluar, e deri më tani, në mbarë botën jetën e kanë humbur së paku 14.700 persona, thuhet në raportin e OBSH-së, me ç'rast theksohet se numri i saktë i viktimave do të bëhet i ditur madje një apo dy vite pas përfundimit të pandemisë.

Publikuar: 30.01.2010 | 18:03
Lexuar: 589 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime