Me shumicë të votave u miratua Deklarata, ku thuhet se mësimi i gjuhës maqedonase nga klasa e parë paraqet ngarkim për fëmijët, duke marrë parasysh aftësinë e tyre psikofizike dhe moshën dhe Këshilli i komunës së Dibrës nuk është kundër mësimit të gjuhës maqedonase në shkollat fillore, por, siç thuhet në Deklaratë, kjo të bëhet në pajtim me rregullativën ekzistuese ligjore.
Këshilltarët e Këshillit të komunës së Dibrës me kërkesë të prindërve dhe këshillave të prindërve debatuan nëse nxënësit e klasës së parë në paralelet në gjuhën shqipe në komunë duhet të mësojnë gjuhën maqedonase.
Me shumicë të votave u miratua Deklarata, ku thuhet se mësimi i gjuhës maqedonase nga klasa e parë paraqet ngarkim për fëmijët, duke marrë parasysh aftësinë e tyre psikofizike dhe moshën dhe Këshilli i komunës së Dibrës nuk është kundër mësimit të gjuhës maqedonase në shkollat fillore, por, siç thuhet në Deklaratë, kjo të bëhet në pajtim me rregullativën ekzistuese ligjore.
"Vendimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës negativisht ndikon në marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Dibrës dhe nuk është në pajtim me rregullativën ligjore, për të cilin shkak ai dhe Qeveria duhet sërish ta shqyrtojnë", thuhet në Deklaratë.
Për deklaratën votuan këshilltarët nga partitë politike shqiptare, ai nga LSDM-ja dhe Partia për Ardhmëri Evropiane ishin të përmbajtur, ndërsa këshilltari nga VMRO-DPMNE-ja ishte kundër. Këshilltarët miratuan vendim unanim që gjysmën e paushalit të tyre, ose nga 5.500 denarë të japin për rajonet e pësuara nga vërshimet në pjesën veriore të Shqipërisë.