E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Bogovinës Idrizi theksoi se është i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Qeverinë dhe me atë që Zherovjani është një nga vendet e banuara ku është ndërtuar sallë.
Sallė e re sportive nė fshatin Zherovjan, komuna e Bogovinės
















Kryeministri Nikolla Gruveski dhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi në fshatin Zherovjan, komuna e Bogovinës, sot e lëshuan në përdorim sallën e re sportive "Liria", e cila është pjesë e projektit qeveritar për ndërtimin e 35 sallve sportive në Maqedoni.

Në solemnitetin e rastit në të cilin morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Dragan Gjurçevski dhe kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi i cili theksoi se sot po lëshohet në përdorim salla e 18-të me radhë nga 35 të planifikuarat.

"Kjo do të jetë sallë për më shumë qëllime për më shumë sporte. Është dedikuar për të gjithë banorët e Zherovjanit, e veçanërisht për nxënësit e SH.F. "Liria" në kuadër të së cilës është ndërtuar. Sallën ia lëshojmë komunës së Bogovinës, tha kryeministri Gruevski dhe paralajmëroi se krahas ndërtimit të 35 sallave Qeveria planifikon të ndërtojë edhe 50 fusha futbolli nga të cilat një edhe në komunën e Bogovinës.
Sallë e re sportive në fshatin Zherovjan, komuna e Bogovinës

Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport Dragan Gjurçevski tha se shpreson se në këtë sallë do të lindin sportistë të rinj kualitativë me të cilët do të krenohet e gjithë Maqedonia.

Ai veçanërisht u përqëndrua në tradinën shumëvjeçare të klubit të hendbollit "Liria" nga Zherovjani.

Kryetari i komunës së Bogovinës Idrizi theksoi se është i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Qeverinë dhe me atë që Zherovjani është një nga vendet e banuara ku është ndërtuar sallë.
Sallë e re sportive në fshatin Zherovjan, komuna e Bogovinës

Publikuar: 30.01.2010 | 21:52
Lexuar: 1280 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
mimoza (02/03/2010 22:36:45) Hazbi idrizi shume mire je vazhdo keshtu
baba (18/03/2010 17:58:54) vet e kan hap sallen shkijet pa asnje te zherovjanit vetem krietari i komunes dhe disa femije
baba (18/03/2010 18:01:45) po mir aty shruan se sala a be vetem per shkollen ju kujtoj se ajo salle kur filoj po te mos kishte qen klubi i volejbollit nuk do filonte ndertimi
linda (18/03/2010 18:03:44) po ama sallen e ka filue PDSH

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime