E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përforcimet e klubit janë Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami i cili vinë nga Gomeli i Bjellorusisë, Nebi Mustafi, Burhan Emurllahi dhe Dimitrovski,Bilall Velija, ndërsa me ekipin do të vazhdojnë edhe Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Bujamin Shabani, Burhan Aliu
Gjore Jovanovski  shef  i ri i stafit teknik në KF Shkëndija
Shkëndija filloi me konsulidimin e radhëve

Klubi I futbollit Shkëndija në kampionatin e ri të Ligës së parë të futbollit në Maqedoni do të jetë me një pamje krejtësisht të re duke filluar nga stafi menaxhues , stafi teknik por edhe fondin e lojtarëve cilësor. Tani më është zyrtarizua se shef i ri i stafit teknik do të jetë Gjore Jovanovski ish seleksionues i Maqedonisë si dhe trajner në ekipin Slloga Jugomagnat, Rabotniçki, Metalurg,….. ndihmës të tij edhe pse akoma nuk janë të zyrtarizuar mund të jenë Nebi Mustafi apo Armend Elezi.

Këtë për yllpress.com e tha Vullnet Emini, njëri nga stafi i menaxherve të ekipit "Gjore Jovanovski do të drejtoj ekipin e Shkëndijës, . Nindihmsit e tij sipas të gjitha gjasave do të jenë Nebi Mustafi apo Armend Elezi, por kjo do të dihet shumë shpejt.
Sa i përket përforcimeve deri më tani janë të sigurt Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami i cili vinë nga Gomeli i Bjellorusisë, Nebi Mustafi, Burhan Emurllahi dhe Dimitrovski, Bilall Velija , ndërsa me ekipin do të vazhdojnë edhe Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Bujamin Shabani, Burhan Aliu. Sa I përket portierit gjasat janë reale se mund,të jetë Marko Jovanovski” tha Vullnet Emini
Ndryshe në ndeshjene parë të kampionatit të ri ekipi Shkëndija të dielnë me fillim në orën 18:00 do të përballet me ekipin Turnova.
Muharem Bajrami vazhdon te Shkëndija

Publikuar: 01.08.2013 | 18:11
Lexuar: 2004 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
imran (01/08/2013 21:27:40) kush osht ki dimitrofski :)

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime