Në propozimin e buxhetiti që sot duhet të paraqitet në Shtëpinë e Bardhë parashikohet se deficiti do të ulet deri në 800 miliardë dollarë deri në vitin fiskal 2013 pasi gradualisht do të arrihet deri në një trilion dollarë deri në fund të dekadës.
Shtëpia e bardhë parashikon deficit rekord të buxhetit prej 1,6 trilionë dollarësh për vitin e ardhshëm financiar, deklaroi përfaqësues anonim i Kongresit amerikan.
Në propozimin e buxhetiti që sot duhet të paraqitet në Shtëpinë e Bardhë parashikohet se deficiti do të ulet deri në 800 miliardë dollarë deri në vitin fiskal 2013 pasi gradualisht do të arrihet deri në një trilion dollarë deri në fund të dekadës.
Në dokument citohen vlerësime kryesisht pesimiste për ekonominë amerikane në dhjetë vitet e ardhshme, madje edhe pasi që ekonomia do të rimëkëmbet nga kriza e vështirë ekonomike.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, deficiti për vitin e ardhshëm fiskal i cili përfundon më 30 shtator, do të jetë më i lartë nga 1,4 trilionë dollarë rekord, sa kishte vlerën vitin e kaluar. Kjo nënkupton se deficiti, i përllogaritur si vlerësim i Prodhimit Bruto të Vendit do të vazhdojë që të rritet deri në nivere që nuk janë vërejtur nga Lufta e Dytë Botërore.