Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 64.00 denarë për një litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 65,50 denarë për një litër.
Çmimet me pakicë të bezinave në Maqedoni prej sonte në mesnatë do të zvogëlohen për gjysmë denari për një litër, përderisa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë lirohet për dy denarë.
Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 64.00 denarë për një litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 65,50 denarë për një litër.
EURODIZEL-i (D-E V) prej mesnatë do të shitet për 50,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) arrin 39,50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1,250 në 29,368 denarë për kilogram.
Vendimi i Komisionit rregullator është marrë në bazë të lëvizjes së çmimit të naftës në bursat botërore dhe të kursit të denarit në krahasim me dollarin amerikan. /alsat-m/