E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

dministrata e presidentit Xhorxh Bush është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë e automobilave, deklaroi Perino, duke e vlerësuar si "dëshpërues" kolapsin e programit "përkatës dhe efikas" për shpëtim të këtyre kompanive në Kongresin amerikan.
Shtėpia e Bardhe e gatshme ta shpėtojė industrinė amerikane tė automobilave




Shtëpia e Bardhë njoftoi se do ta shqyrtojë mundësinë për shfrytëzimin e mjeteve nga pakoja për shpëtim të institucioneve financiare me vlerë prej 700 miliardë dollarësh, që të "pengohet kolapsi i prodhuesve amerikanë të automjeteve, të cilët janë në vështirësi financiare", prej se në Senat të enjten është hedhur poshtë plani për ndihmë prej 14 miliardë dollarëve.

"Duke marrë parasysh pozitën e dobët të ekonomisë amerikane në moment, do të shqyrtojmë madje edhe opsione nëse kjo është e domosdoshme", deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dejna Perino, por nuk saktësoi kur vendimi për përdorimin e mjeteve nga programi do të mund të miratohet, duke shtuar, megjithatë, se Shtëpia e Bardhë e kupton "urgjencën e situatës".

"Qeveria federale ndoshta do të duhet të ndërmarrë masa për pengesën e falimentimit të shpejtë të këtyre kompanive të automjeteve, por edhe ato, sindikatat e punonjësve të tyre dhe të gjithë aksionarët duhet të jenë të përgatitur në lëshime të rëndësishme që të ekzistojnë", shtoi ajo.

Perino tregoi se "situata e ekonomisë amerikane është e tillë që nuk mund ta durojë goditjen siç është bankroti i industrisë së automobilave", e cila "edhe më tutje do ta shkatërronte ekonominë edhe ahtu të dobët".

Administrata e presidentit Xhorxh Bush është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë e automobilave, deklaroi Perino, duke e vlerësuar si "dëshpërues" kolapsin e programit "përkatës dhe efikas" për shpëtim të këtyre kompanive në Kongresin amerikan.

Publikuar: 13.12.2008 | 15:19
Lexuar: 442 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime