E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesi i sindikatës njoftoi se në takim kanë marrë konfirmin e "Opelit" nuk heq dorë nga plani për shkurtimin e 8.300 vendeve të punës, prej të cilave madje 4.000 në Gjermani, si pjesë e programit për uljen e kapaciteteve të saj prodhuese për një të pestën për shkak të rënies së kërkesës globale të automjeteve.









Gjigandi amerikan i automobilave "Xheneral Motors", planifikon që të pushojë 2.000 punonjës nga partneri i tij gjerman "Opel" por nul planifikon që t'i ulë shpenzimet për menaxhment, njoftoi mbërmë vonë përfaqësuesi i sindikatave evropiane, pas takimit me drejtorin ekzekutiv të "Opelit", Nik O'Rajli.

Takimi i mbrëmshëm ishte i pari pas paralajmërimit të mujit të kaluar të "Xheneral Motors" se planifikon mbylljen e repartit të "Opelit" në Antverpen, që sindikatat e vlerësuan si "shpalljen e luftës".

Përfaqësuesi i sindikatës njoftoi se në takim kanë marrë konfirmin e "Opelit" nuk heq dorë nga plani për shkurtimin e 8.300 vendeve të punës, prej të cilave madje 4.000 në Gjermani, si pjesë e programit për uljen e kapaciteteve të saj prodhuese për një të pestën për shkak të rënies së kërkesës globale të automjeteve.

"Xheneral Motors" paraprakisht informoi se dëshiron që të punësuarit ta pranojnë planin për racionalizim deri në mesin e shkurtit, me qëllim që të punësuarit e kopmanisë të japin në vëllim se kush do të mundësojë punë më përfituese.

Kompania amerikane gjithashtu planifikon edhe uljen e pagave të së punësuarëve në repartet e saj në Evropë në pesë vitet e ardhshme, me çka në vit do të kursehen 265 milionë euro.

Gjithashtu "Xheneral Motors" këmbëngul që të marrë 2,5 miliardë euro ndihmë nga shtetet në të cilat ka repartet e veta, në formën e kredive ose garancive kreditore, me qëllim që të mundet të zbatohet riorganizimi i planifikuar, i cili parashikon që të kushtojë 3,3 miliardë euro. Pritet që këto ditë "Opeli" edhe zyrtarisht të marrë ndihmë financiare nga Qeveria gjermane./mia/

Publikuar: 02.02.2010 | 02:16
Lexuar: 415 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime