Fronti Opozitar drejtohet nga Lidhja Social- Demokrate, partia më e madhe e opozitës, por në të mungojnë forcat politike shqiptare të vendit.Drejtues të tij e akuzojnë qeverinë se po thellon krizën ekonomike dhe po krijon konflikte të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.
Nazim Rashidi
Fronti drejtohet nga LSDM-ja e Branko Cërvenkovskit
Dymbëdhjetë parti politike në Maqedoni kanë njoftuar të hënën krijimin e një grupimi të ri opozitar.
Fronti Opozitar drejtohet nga Lidhja Social- Demokrate, partia më e madhe e opozitës, por në të mungojnë forcat politike shqiptare të vendit.
Njoftohet se grupimi është formuar për ti bërë ballë pushtetit, i cili sipas opozitës, po ngadalëson ritmet e përparimit të vendit.
Drejtues të tij e akuzojnë qeverinë se po thellon krizën ekonomike dhe po krijon konflikte të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.
Front 'i hapur'
Fronti opozitar thotë se do të mirëpresë dhe subjekte të tjera politike për anëtarësim. Nuk përjashtohet përfshirja në të edhe e individëve të caktuar dhe organizatave joqeveritare.
Vëzhguesit thonë se mbetet për t'u parë nëse grupimi opozitar do të ketë ndonjë ndikim në skenën politike të vendit.
Kritikët thonë se Fronti është thjesht një ri-grupim i subjekteve të vogla dhe pa shumë vota në elektorat.
Pjesë e grupimit ndërkohë nuk janë dy parti opozitare me peshë: Liberal-Demokratët dhe Të Bashkuar për Maqedoninë.
Në të mungojnë dhe subjektet shqiptare opozitare./BBC/