Këto shtete, të cilat së bashku lirojnë mbi dy të tretat nga sasia e përgjithshme e gazrave që e nxisin efektin e kopshtit të qelqit, në të shumtën e rasteve në planet e reja të publikuara vetëm i përsëritën qëllimet e paralajmëruara paraprake për kufizimin e emisioneve të gazrave.
Deri më 31 janar, kur skadoi afati përfundimtar deri kur konform marrëveshjes nga Konferenca e Kopenhagës duhej të përpuneshin planet kombëtare për uljen e emisioneve të gazrave të dëmshme, mbi 50 vende të botës, mes të cilave edhe ndotësit më të mëdhenj Kina dhe SHBA-ja, paralajmëruan masa për luftë kundër ngrohjes globale.
Këto shtete, të cilat së bashku lirojnë mbi dy të tretat nga sasia e përgjithshme e gazrave që e nxisin efektin e kopshtit të qelqit, në të shumtën e rasteve në planet e reja të publikuara vetëm i përsëritën qëllimet e paralajmëruara paraprake për kufizimin e emisioneve të gazrave.
Kina, e cila liron 22 për qind nga sasia e përgjithshme e gazrave të dëmshme në atmosferë në nivel global, angazhohet që ta zvogëlojë emisionin e këtyre gazrave për 40 deri në 45 për qind nga e parapara deri në vitin 2020. Kjo në esencë do të thotë se në vlera absolute emisionet kineze të gazrave të dëmshme do të rriten, por kjo rritje do të jetë më e ngadalshme në krahasim me rritjen e pritur ekonomike të Kinës.
SHBA-ja e cila emeton 18 për qind nga sasia e përgjithshme globale e gazrave të dëmshme, u obligua në zvogëlimin e lirimit të tyre deri më 17 për qind nga niveli në vitin 2005, përkatësisht në katër për qind nga niveli i vitit 1990.
Bashkimi Evropian, i cili në emisionet e përgjithshme të gazrave të dëmshme merr pjesë me 15 për qind, paralajmëroi zvoglim të emisioneve deri më 20 për qind nga niveli në vitin 1990. Unioni gjithashtu paralajmëroi gadishmëri për zvoglimin e emisioneve të gazrave të dëmshme edhe deri në 30 për qind, përderisa në masa të ngjashme pajtohen edhe vendet tjera.
India, e cila merr pjesë me gjashtë për qind në emisionet globale të gazrave të dëmshme, paralajmëroi zvogëlim të lirimit të këtyre gazrave për 20 deri më 25 për qind nga niveli i vitit 2005, përderisa Japonia e cila participon me katër për qind në ndotjen e përgjithshme globale, premton zvogëlim të emisioneve deri më 25 për qind nga niveli në vitin 1990, nën një kusht që masa të këtilla të ndërrmarin edhe ndotësit më të mëdhenj Kina dhe SHBA-ja.
Afrika Jugore detyrohet në zvogëlim të emisioneve të gazrave të dëmshme për 34 për qind nga niveli i paraparë për vitin 2020, me kusht që t'i garantohet ndihma financiare për masat e ndërrmara.
Brazili paralajmëron kufizim të emisioneve të gazrave të dëmshme nga 36 deri më 39 për qind nga niveli i planifikuar për vitin 2020, që do të thotë zvogëlim të tyre për 20 për qind nga niveli në vitin 2005 apo përafërsisht në lirimin në vitin 1994.
Australia planifikon uljen e emisioneve të grazave të dëmshme për ndërmjet tre dhe 23 për qind në krahasim me vitin 1990, përderisa Koreja Jugore planifikon zvogëlim të rritjes së emisioneve deri më 20 për qind nga niveli i planifikuar në vitin 2020.
Zelanda e Re paralajmëroi zvogëlim të emisioneve për dhjetë deri më 20 për qind nga niveli i vitit 1990, ndërsa Norvegjia deri më 30 për qind.
Singapori paralajmëroi plane për zvogëlimin e emisioneve mes shtatë dhe 11 për qind nga niveli i paraparë në vitin 2020, duke lënë mundësi për zvogëlim edhe deri në 16 për qind, me kusht që të arrihet një marrëveshje globale për ndërrmarjen e masave për luftë kundër ndryshimeve klimatike.
Plane për zvogëlim të emisioneve të gazrave të dëmshme publikuan edhe Maqedonia, Bangladeshi, Kostarika, Madagaskari, Maldivet, ishujt e Marshalit, Libia, Peru, Samoa, Trinidadi dhe Tobago, Filipinet dhe Republika Afrikane Qendrore.
Mali shprehu gadishmëri që t'i zvogëlojë emisionet e gazrave të dëmshme përderisa i sigurohet ndihmë adekuate financiare, përderisa Kuba shprehu mospajtim të tërësishëm me marrëveshjen nga Kopenhaga.