Kompani dhe punëdhënës me renome nga SHBA-të do të intervistojnë studentë të USHT-së, të cilëve do tju jepet mundësia që gjatë sezonit veror të punojnë në kompanitë më të njohura amerikane nëpërmjet programit WORK & TRAVEL, i cili është një program për shkëmbim kulturor të studentëve dhe mundëson qëndrim dhe aktivitet pune në SHBA, në kohën e pushimit veror me kohëzgjatje maksimale deri në 4 muaj.
Për herë të parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, nën organizim të Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë - (QeSHK) dhe agjencisë turistike për ndërmjetësime studentore ZIP-Travel, organizohet PANAIRI I PUNËS -2010 apo i njohur globalisht si JOB FAIR.
Kompani dhe punëdhënës me renome nga SHBA-të do të intervistojnë studentë të USHT-së, të cilëve do tju jepet mundësia që gjatë sezonit veror të punojnë në kompanitë më të njohura amerikane nëpërmjet programit WORK & TRAVEL, i cili është një program për shkëmbim kulturor të studentëve dhe mundëson qëndrim dhe aktivitet pune në SHBA, në kohën e pushimit veror me kohëzgjatje maksimale deri në 4 muaj.
Qëllimi i programit:
o Punë dhe qëndrim (leje qëndrimi) në SHBA
o Njoftimi me një kulturë të re dhe mënyrë të re jetese
o Vizitë e një numri të madh të atraksioneve turistike në SHBA
o Formim të shoqërive të reja me njerëz nga e gjithë bota
o Jetë të pavarur në shtet tjetër, eksperiencë dhe aventurë
o Mundësi e jashtëzakonshme për përfitim financiar
o Certificate of Completion - Një shtesë në CV-në tuaj akademike
Data: 04 Shkurt 2010 (e enjte).
Koha: 11:00 h.
Vendi: Amfiteatri i Rektoratit - USHT.
VËREJTJE: Të gjithë studentët të cilët duan të jenë pjesë e këtij panairi, patjetër duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, të cilin e gjejnë në zyrat rajonale të agjencisë ZIP-Travel Tetovë dhe në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë QeSHK.