E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka shpërndarë çmimet për të cilat jurisë i është dashur një punë disa mujore për ti përzgjedhur. Përveç çmimit të madh janë ndarë dhe disa çmime të tjera.
Ndahen ēmimet kombėtare tė letėrsisė












Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka shpërndarë çmimet për të cilat jurisë i është dashur një punë disa mujore për ti përzgjedhur. Përveç çmimit të madh janë ndarë dhe disa çmime të tjera.

Çmimin e Madh të Letërsisë që nuk është i përvitshëm, deri tani e kanë marrë ose autorë që nuk jetojnë më ose autorë mbi të gjashtëdhjetat. Por nuk është mosha kriteri i këtij çmimi. Juria ia akordoi atë shkrimtarit Agron Tufa, për librin "Thembra e Akcilit" "për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes."

Çmimi “Gjergj Fishta” iu dha Ardian Vehbiut për esenë më të mirë. Çmimi “Faik Konica” shkoi për studiuesen Floresha Dado , çmimi “Fan Noli” për Afrim Koçin për përkthimin më të mirë të veprës Mali magjik.

Çmimi “Mitrush Kuteli” për Romeo Çollakun për përmbledhjen me tregime për Shkrimtarët e pak metrave katrorë, Çmimi “Migjeni” për shkrimtaren e re Eri Plasari për librin Bërthama.

Një çmim i veçantë “Lasgush Poradeci”është dhënë për veprën e poetit Vilson Blloshmi , botuar këtë vit.

Ndërkaq çmimi “Jusuf Vrioni” për përkthimin e letrave shqipe në gjuhën frënge ju dha përkthyesit dhe studiuesit Edmond Tupja. Një cmim ka shkuar edhe për letërsinë për fëmijë me të cilin u nderua shkrimtari Virgjil Muçi.


Cmimi “Petro Marko” me romanin e tij Otello Arapi i Vlorës, për këndvështrim të ri të romanit shqiptar. Çmimi u dorëza nga vetë zv.ministri i kuturës Nikollë Lesi, ku nuk munguan edhe batutat politike.

Publikuar: 02.02.2010 | 06:00
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime