E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy persona që udhëtojnë me një makinë, në Maqedoni mund të sjellin mall pa doganë me vlerë deri 700 euro, secili nga 350. Përveç lejimit të importit të makinave të vjetra deri në 13 vjet, Qeveria planifikon të ulë edhe akcizat për importimin e tyre. Vendimi për këtë ministria e Financave pritet ta sjellë deri në fund të javës së ardhshme Dogana për importin e makinave të vjetra do të përgjysmohet.
Pėrgjysmohet dogana pėr makinat e vjetra












Ndryshimi i Ligjit për tarifën doganore


Dy persona që udhëtojnë me një makinë, në Maqedoni mund të sjellin mall pa doganë me vlerë deri 700 euro, secili nga 350. Përveç lejimit të importit të makinave të vjetra deri në 13 vjet, Qeveria planifikon të ulë edhe akcizat për importimin e tyre. Vendimi për këtë ministria e Financave pritet ta sjellë deri në fund të javës së ardhshme
Dogana për importin e makinave të vjetra do të përgjysmohet.

Ministri i Financave Zoran Stavrevski thotë se ulja e doganës për makinat e vjetra nga dhjetë në pesë për qind do të bëhet me ndryshimin e Ligjit për tarifën doganore, i cili tashmë është në procedurë kuvendore. Sipas Stavrevskit, qëllimi i kësaj mase është që qytetarët e vendit me kushte më të volitshme të mund të importojnë makina të vjetra. Ai paralajmëroi edhe uljen e akcizës për makinat, e cila pritet të shpallet deri në fillim të javës së ardhshme.

“Nuk mund të bëjë publike më shumë detaje për akcizat në këtë fazë. Nuk do të jetë korrekte. Qëllimi ynë është që modeli që do të propozohet nga aspekti fiskal të jetë neutral, respektivisht të mos dëmtojë buxhetin”, sqaroi Stavrevski. Përveç kësaj, qeveria ka vendosur të shtojë edhe vlerën e mallit të cilin qytetarët do të mund ta importojnë nga jashtë pa doganë.

“Limiti i vlerës së mallit që do të jetë i liruar nga pagimi i doganës prej 175 eurove do të rritet në 350 euro. Dy persona që udhëtojnë me një makinë, në Maqedoni mund të sjellin mall pa doganë me vlerë deri 700 euro, secili nga 350. Përveç lejimit të importit të makinave të vjetra deri në 13 vjet, Qeveria planifikon të ulë edhe akcizat për importimin e tyre. Vendimi për këtë ministria e Financave pritet ta sjellë deri në fund të javës së ardhshme. VMRO-DPMNE vlerëson se vendimi për importin e makinave të vjetra duhet të ndiqet me uljen e akcizave për këto makina.

“Nëse lejohet vetëm importi i makinave deri në 13 vjet duke mos ulur akcizën për makinat nuk do të arrihej qëllimi”, thotë deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva. Në Ministrinë e Ekonomisë deklarojnë se importi i makinave u dedikohet një kategorie të qytetarëve, të cilët për shkak të buxhetit të kufizuar familjar kurrë në jetën e tyre nuk kanë qenë në gjendje të blejnë makinë.

Në VMRO-DPMNE pohojnë se në rrugët e vendit voziten makina më të vjetra se 20 vjet, prandaj të pakuptimta janë akuzat e kundërshtarëve të kësaj mase se me importin e makinave më të vjetra se 10 vjet, do të ndotet ambienti.

Publikuar: 02.02.2010 | 19:16
Lexuar: 1504 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime