E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sabit Bilalli talent për të cilin flitet. Për këtë futbollist ishin të interesuar shumë skuadra, ndërkaq Dinamoja ishte më këmbëngulëse. Lojërat e tijë në petkun e reprezentacionit të Maqedonsië për grup mosha të reja, janë parapëlqyer nga trajneri I kombëtares dhe të tjerët. Sabiti sa po ti mbushë vitet udheton drejt Maksimirit.
SABIT BILALLI EDHE ZYRTARISHT FUTBOLLIST I DINAMOS SË ZAGREBIT




I qetë dhe modest. I preukopuar me dhe për futbollin, të cilin e ka mbi gjithë. Sabit Bilalli I takon plejadës së re të futbollistëve të talentuar, të cilët me talentin dhe dashurin që kanë ndaj futbollit, kanë bërë që ky djalosh për momentin të figurojë në listën e dëshirave të shumnë ekipeve të njohura në vend dhe jashtë.

Sabiti karierën e tijë prej futbollisti e ka filluar në skuadrën futbollistike Reçica prej edhe nga rrjedhë te trajneri i njohur shqiptar Muzafer Livareka, i cili për nxënësin e tijë thotë se posedon një talent që rrallë e ka ndonëj futbollist tjetër. Fjalë miradie ka edhe trajneri i tashëm i Sabitit, Berat Ymeri. Si rjedhojë e lojërave të mira dhe golat të cilat i ka shënaur Sabit Bilalli është ftuar në radhët e reprezentacionit të Maqedonsië ku ka zhvilluar mbi 10 takime.
Ky talent i futbollit për momentin mëson në shkollën e mesme të akademisë të Fifas dhe Uefasë në Shkup, ku është ndër më të dalluarit.
Sabit Bilalli këto ditë ka qëndruar në prova zyrtare në Maksimir, ku i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu bërë anëtar i skuadrës së Dinamos nga Zagrebi, mirpo për shkak të moshës së re, ai akoma si ka mbushur 17 vjetë, me ç’rast deri sa ti mbush vitet madhore ai do të qëndrojë në radhët e skuadres futbollistike Renova prej nga vitin e ardhshëm do të udhetojë në Zagreb.

Sabit Bilalli përndryshe në provat e kaluara këto ditë në Dinamo të Zagrebit ka dëshmuar talent të jashtzakonshëm, duke u cilësuar si lojtar i dytë më i mirë nga të gjith lojtarët që ishin në përgatitje te skuadra në fjalë.

Për djaloshin tetovar ndihmesë e madhe është se ai posedon edhe pasaportë kroate që do të jetë një lehtësim shumë i madh për kalimin e tijë definitive në skuadrën kroate Dinamon e Zagrebit.

Kalimi i Sabit Bilallit në radhët e Dianmos është punë e kryer për cka qëndrim ka marë vetë kryesia e dinamovitëve.

Artan Ziberi

Publikuar: 07.08.2013 | 23:38
Lexuar: 2919 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime